Shumë i konsiderojnë si miqtë e vërtetë më të mirë që mund të kemi, sepse na qëndrojnë pranë në momentet tona të mira dhe të këqija, duke mos patur asnjë interes në raportin që ndërtojnë me ne, përveçse të na bëjnë të lumtur dhe më të dashur. Por çfarë na lidh kaq shumë me kafshët shtëpiake?

Sipas psikiatrit Sigmund Freud, ne arrijmë t’i kuptojmë më së miri arsyet se pse i duam kaq shumë këto kafshë, vetëm kur kemi kuptuar se ndjenjat që kafshët kanë për ne janë të pastra, pa interes. Raporti që kemi me to nuk njeh drama apo pozita shoqërore. Hakmarrja apo e keqja nuk ekzistojnë në zemrën e tyre, ekziston thjesht dashuria dhe besnikëria.

Jeta e tyre e shkurtër është një dhimbje e madhe në zemrën tonë. Jeta mesatare e kafshëve shtëpiake është 12 vite dhe kur arrin momenti që duhet të ndahemi përfundimisht me to, zemrat tona vuajnë, pasi nuk mund të jenë të njëjtat pa shoqërinë e tyre. Gjithë koha që kemi kaluar me to nuk na duhet e mjaftueshme, pasi dashuria e tyre pa kushte, empatia dhe kujdesi i tyre na e shërojnë shpirtin dhe na sjellin më tepër kënaqësi në jetë. Në çdo shikim të tyre, na duket sikur zemrat e tyre janë të lidhura me tonat në një mënyrë që nuk mundemi dot ta shpjegojmë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Shpesh na duket edhe sikur kafshët tona shtëpiake zotërojnë superfuqi, sepse mund të na kuptojnë më mirë se mjaft persona dhe të na gëzojnë vetëm me një vështrim. Janë dëgjuesit tanë më të mirë dhe përkushtimi i tyre për mirëqenien dhe lumturinë tonë nuk njeh kufij. Ky është dhe motivi se pse themi që, deri në momentin që nuk duam një kafshë shtëpiake, një pjesë e shpirtit tonë qëndron në gjumë. Ekziston një pjesë brenda nesh që i përket këtyre qenieve, të cilat kanë fuqinë të sjellin dritë dhe shpresë në zemrat e të gjithëve ne, pasi kafshët shtëpiake mund të na mësojnë shumë se si të bëhemi persona më të mirë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!