Logoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u zgjodh në Asamblenë e parë Botërore të Shëndetësisë në vitin 1948. Logoja konsiston në simbolin e Kombeve të Bashkuara me një shtizë të rrethuar nga gjarpëri. Shtiza me gjarpër ka qenë prej kohësh simbol i mjekësisë dhe i profesioneve mjekësore.

Origjinën e ka nga historia e Asklepit, që adhurohej si perëndi antike greke si Zoti i Shërimit, kulti i të cilit përfshinte dhe gjarpërinjtë. Asklepi, sipas legjendës, u bë aq i suksesshëm në shpëtimin e jetëve, sa Hadi, zoti i nëntokës, u ankua për të te Zeusi. Ky i fundit, me frikën se shëruesi mund t’i bënte njerëzit të pavdekshëm, e vrau atë me një rrufe.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.