A mund të jetë ai Galaxy Note 20? Askush nuk e di për ekzekutivët e Samsung emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, flasin për një teknologji “UDC” (Under Display Camera).

Në bazë të informacioneve të publikuara rreth Galaxy Note 20 deri më sot, mesa duket kemi të bëjmë me smartfonin më të mirë të 2020 dhe disa foto të publikuara së fundi vetëm sa na e shtojnë këtë besim.

Është vetë Samsung që kësaj here zbulon detaje intriguese për telefonin e ri i cili për pak sekonda shfaqet në një video ku kompania reklamon kondicionerët e saj.

Ju pëlqen!

Nga pamjet filmike vërejmë se telefonit i mungon një “notch”, një kornizë ekrani madje edhe një “punch-hole” për kamerën selfie.

Gjëja e parë që ju vjen në mendje është se ky telefon duket aq i mirë dhe i bukur për tu besuar. Por ekzekutivë të kompanisë kanë premtuar se Samsung do të lançojë një smartfon me kamër në ekran këtë vit.

A mund të jetë ai Galaxy Note 20? Askush nuk e di për ekzekutivët e Samsung emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, flasin për një teknologji “UDC” (Under Display Camera).

Me këtë teknologji Samsung mund të fshehë nën një ekran transparent një kamër selfie. Rezultati është: pa “notch”, pa “punch-hole” pa asnjë element dizajni për kamerën selfie.

Kujtojmë se në 2018-ën Samsung kishte përfolur për një teknologji të re ekrani që ishte pranë debutimit. Spekulimet thonë se ajo do të jetë gati për fundin e 2020-ës, por asgjë nuk është konfirmuar duke rrëzuar kështu mundësinë që teknologjia të debutojë me Galaxy Note 20.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.