Seri të shumta studimesh tregojnë ndikimin pozitiv që humori mund të ketë në një zyrë pune. “Sipas hulumtimeve nga institucionet serioze si Wharton, MIT dhe Shkolla e Biznesit në Londër, çdo buzëqeshje ose shaka e bërë sjell me vete një mori përfitimesh biznesi,” shkruan Alison Beard në artikullin e HBR, “Të drejtosh me Humor”. “E qeshura lehtëson stresin dhe mërzinë, rrit angazhimin dhe mirëqenien, dhe nxit jo vetëm kreativitetin dhe bashkëpunimin, por edhe saktësinë analitike dhe produktivitetin.” Profesori i Shkollës së Biznesit në Harvard, Alison Wood Brooks gjithashtu ka zbuluar se të bërit humor e shaka në punë mund t’i bëjë njerëzit të duken më kompetent.

“Kur filloni të qeshni, jo vetëm që lehtësoni ngarkesën tuaj mendore por pësoni edhe ndryshime fizike në trupin tuaj,” shpjegon Klinika Mayo. Kështu ju rrisni furnizimin e trupit me “ajër të pasur me oksigjen”, duke rritur çlirimin e endorfinës nga truri juaj. E qeshura gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të ndihmojë relaksimin e muskujve, të dyja mund të ndihmojnë në uljen e disa prej simptomave fizike të stresit.

Duke pasur parasysh të gjithë hulumtimet që tregojnë se stresi më i ulët është në dobi të punonjësve dhe zvogëlon abstenimin, liria për të qeshur duket jo vetëm e mirë, por e domosdoshme në punë. Një grup studiuesish madje zbuluan se pasi vizionimit të një video komedie, punonjësit ishin 10% më produktivë se sa homologët e tyre.

Megjithatë, mund të ketë ndikime negative nga humori i tepërt. Për shembull, drejtuesit që ngacmojnë anëtarët e stafit ose thonë shaka jo t hijshme mund të bëjë që edhe punonjës të tjerë të sillen keq. Sipas profesorit të Shkollës së Biznesit në Harvard, Rosabeth Moss Kanter vëren se pakicat numerike në situata profesionale, siç janë gratë kundrejt një grupi burrash, mund të ndjehen nën trysni për të qeshur me shaka që mund poshtërojnë pakicën. “Çmimi i këtij lloj pranimi është ulja e respektit për silicin individ të kategorisë minoritare,” thotë ajo.

Por brenda kufijve të lejuar, e qeshura në tërësi është një gjë e mirë, dhe përfitimet i tejkalojnë bindshëm rreziqet. Këshilla që ju jepet është: Lëreni buzëqeshjen tuaj të dalë natyrshëm. Jo gjithë ditën, por çdo ditë natyrisht. Është gjithmonë mirë të jeni të vetëdijshëm për vëllimin brenda mjedisit tuaj dhe të shmangni shpërqendrimin e kolegëve. Por siç vëren profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit Carl Marci, “E qeshura është një sinjal shoqëror mes njerëzve. Njësoj si shenja e pikësimit. ”

Ndonjëherë në mes të një dite stresuese, është e dobishme të jesh një ‘pikëçuditëse’. (HBR)

/Scan/