Eshtë gjë e mençur që ju të mos zbuloni plotësisht personalitetin tuaj para njerëzve të tjerë. Sidomos nëse ai është një person që ende nuk e njihni. Eshtë e vërtetë që spontaniteti është një burim i vlerësueshëm, por nuk duhet të shndërrohet në një pikë të dobët.

Mbroni atë që ju bën të prekshëm: nëse ka sekrete ose informacione që mund t’ju dëmtojnë, nëse ato u bëhen të ditura njerëzve me qëllim të keq, atëherë është mirë që t’i mbani për vete. Zbuloni vetëm ato që ju mund të merrni përsipër plotësisht dhe ato që çfarë nuk mund të rrezikojë jetën tuaj profesionale ose shoqërore.
Misteri ngjall interes: një person që ju njeh që pas javëve të para nuk do të ruajë të njëjtin interes, sepse motivimi i tyre ishte të zbulonin se cilët jeni. Mundohuni të mbani pak mister rreth personalitetit tuaj.

Kushtojini vëmendje atyre të cilëve ju zbuloni të kaluarën tuaj. E cila është rreptësisht personale dhe përcakton kryesisht se cilët jeni. Zbulimi i saj tek një person potencialisht jo dashamirës mund t’ju dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme. Zgjidhni me mençuri kujt mund t’i besoni këto fragmente të jetës suaj.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.