Pranoje, ndjehesh mirë kur njerëzit mendojnë se ti je i/e këndshme. Mbase të ka komplimentuar një i huaj që ju ka thënë se jeni veshur bukur. Je ndjerë mirë për veten dhe gjithë dita të ka shkuar mirë. Të gjithë ne duam që të pëlqehemi, qoftë nga një i huaj, ashtu edhe nga ata që në rrethojnë. Na bën të ndjehemi të vlerësuar dhe kjo ndjesi mund të na kthehet në varësi.

Por kur mungojnë komplimentet e vlerësimet nga dikush që e shpreh se na sheh si të mirë, të ëmbël etj, mund ta në bëjë të ndjehemi të pasigurtë për veten. Në fakt, të duam të pëlqehemi nga të tjerët nuk është në vetvete diçka e keqe, por mund të na kthehet në një ‘sëmundje’ kur ndjejmë në mënyrë konstante nevojën për t’u pëlqyer nga të tjerët.

Njerëzit janë të krijuar në atë mënyrë që të duan që të pëlqehen. Është në natyrën njerëzore që të kërkohet aprovim nga të tjerët.

Ju pëlqen!

Në kohët e lashta, qenia njerëzore ka pasur nevojë për pranueshmërinë që të mbijetonte. Njerëzit janë kafshë sociale dhe ne na duhet që të krijojmë lidhje me të tjerët për të formuar një komunitet që të jetojmë.

Nëse nuk pëlqehemi nga të tjerë, atëhere mbetemi jashtë.

Bebet kanë lindur që të jenë të lezetshme dhe të pëlqehen nga të të rriturit; koka e madhe e rrumbullakosur, balli i madh, sytë e mëdhenj, faqet topolake dhe trupi me tul. Bebet nuk mund të mbijetojnë pa një të rritur që të kujdeset për ta. Është jetësore që të rriturit t’i shohin bebet si të adhurueshme, t’u kushtojnë vëmendje dhe të përqendrojnë energjinë drejt tyre.

Që prej kohës kur ke qenë fëmijë, në shkollë apo në shtëpi, ti ke marrë vlerësim e je pranuar nga të tjerët. Për shembull, ke marrë nota vlerësimi nga mësuesit, nëse ke dashur diçka, të duhej të merrje aprovimin nga prindërit.

Ne kemi mësuar që të marrin atë që duam përmes përmbushjes së pritshmërive të të tjerëve. Mbase ke dashur që të marrësh një notë më të madhe në art ndaj edhe ke treguar më shumë vëmendje në orët e artit, duke dashur që të impresionosh mësuesin.

Mësuesi do të krijonte në këtë mënyrë një përshtypje të mirë për ty e si rrjedhojë do të mund të merrje një notë më të mirë. Kur rritesh, nuk bën diferencë!

Mbase je aq i/e dëshpëruar që të përfundosh një punë në mënyrë që më pas të mund të marrësh aprovimin e menaxherit. Ose mbase përpiqesh që të impresionosh atë me të cili ke dalë në takim duke bërë atë që ai pëlqen, edhe pse ti vetë mund të mos e pëlqesh atë gjë dhe aq shumë.

Facebook dhe Instagram vetëm sa i kanë përkeqësuar gjërat. Njerëzit postojnë fotot e tyre dhe i shpërndajnë në Instagram vetëm që të ndjehen mirë duke marrë më shumë pëlqime dhe vëmendje.

Të pëlqehesh kthehet në diçka esenciale për të realizuar dëshirat. Bëhesh hiper i fokusuar në atë sesi të tjerët na shohin ne dhe është e lehtë që të imagjinohet sesi është kur të gjithë projektorët janë drejtuar gjithë kohës nga ty. Të tjerët na shohin dhe ne u interesojmë. Kjo na bën të ndjehemi mirë. Në këmbim, ti vazhdon të bësh edhe më shumë gjëra të ngjashme që tërheqin vëmendjen nga ty.

E gjithë kjo është pozitive derisa ti bën diçka që të tjerëve nuk u pëlqen dhe merr kritika. Kur ndodh kjo, kthehet në spirale sepse e ke humbur ndjesinë e pranueshmërisë nga të tjerët. Por realiteti është se e gjithë kjo është vetëm perceptim. Njerëzit si qenie janë egoiste. Të gjithë ne e shohim veten tonë; ne perceptojmë të tjerët duke na dhënë ne vëmendjen e tyre.

Edhe ata që u bëjnë qejfin të tjerëve janë në fakt duke u fokusuar që të bëjnë veten të ndjehet mirë. Është si një iluzion optik për egon tuaj. Dëshira për t’u pëlqyer është një ndjekje e pafundme.

Synimi për t’u bërë qejfin të tjerëve në mënyrë që të ndjehesh mirë do të të lodhë sepse kurrë nuk do të mund të plotësosh terësisht pritshmëritë e të tjerëve.

Imazhi ideal ndryshon vazhdimisht. Dikur pëlqehej trupi me peshë normale. Më pas trupi ideal ishte ai paksa i dobët e kështu me radhë.

Pritshmëritë e njerëzve për ju mund të jenë të gabuara.

Shumë njerëz i vendosin e i bazojnë pritshmëritë e tyre në atë çfarë është e drejtë bazuar në normat sociale. Dhe në fakt, normat sociale janë krijuar nga njerëzit.

Mendoje, çdo ditë, që kur ngrihesh nga gjumi dhe deri kur shkon sërish të flesh, ti filtron atë që beson se është e vërtetë.

Nëse ndokush ju komplimenton, ti e merr komplimentin dhe ia shton asaj që mendon se është version më i mirë i vetes suaj. Nëse ndokush ju kritikon, qoftë edhe në mënyrë destruktive, mund ta pranoni ose mund t’ia shtoni listës së gjërave për të cilat jeni i pasigurtë.

Kur përthithni opinionin e gabuar të të tjerëve, ose do të sabotoni vetëvlerësimin ose do të mbivlerësoni veten duke pranuar të gjithë komplimentet dhe do të ndalosh së përmirësuari; ose do të pranosh të gjithë kritikat shkatërruese dhe të sabotosh vetëvlerësimin dhe lumturinë.

Dëshirat e të tjerëve nuk janë të njëjta me tuajat

Nëse e jetoni jetën duke bërë përpjekje të gjata për t’u pëlqyer të tjerëve, ju nuk do të jeni kurrë të lumtur. Do të duhet që të mbështeteni gjtihnjë te të tjerët për t’u ndjerë se ia vlen që të jetosh. Kjo të çon në një konfuzion total kur bëhet fjalë për qëllimet personale; kur nuk ka vlerësim e pranueshmëri të jashtme, nuk e di se për çfarë duhet të jetosh.

Të vetmit person që duhet t’ia bësh qejfin është vetja

Mendoje sikur aprovimi i të tjerëve është karburant dhe ti je një makinë. Kur karburanti mbaron, ti nuk mund të funksionosh. Kjo nuk është një mendësi e shëndetshme. Në realitet, ne jemi qënie njerzore dhe mund ta krijojmë vetëm ‘karburantin’ për jetën tonë.

Kur bëni gjëra që ju bëjnë të pëlqeni veten më shumë, do të nisni të shikoni një ndryshim të madh në opinionin tuaj. Përshembull, nëse të komplimentohesh nga të tjerët ju ka bërë që të ndjeheni mirë dhe të pranuar, shiko në pasqyrë dhe komplimento veten. Thuaji vetes atë që të tjerët do të thonin për ju.

Aprovimi i brendshëm kërkon praktikë por ia vlen përpjekja. Do të duhet të ritrajnosh mendjen tënde. Mendo si qeni që e di ku është ushqimi kur bie zilja. Pranoje dhe njihe veten çdo ditë, në vend që të presësh që të tjerët ta bëjnë këtë gjë për ju.

Vi re se kur nisni të fokusoheni të vetja dhe të ajo që ju bën të lumtur, të tjerët mund t’u kritikojnë. Që kur ke ndaluar së bëri gjëra që kënaqin të tjerët apo që përmbushin pritshmëritë e tyre, ata mund t’u gjykojnë për atë që bëni. Bëhuni kritikë për atë që thonë për ju.

Ata nuk kanë gjithnjë të drejtë, por as ju. Secili ka pika të errëta. Lëri mënjanë komentet subjektive e ji modest/e dhe i/e hapur ndaj këshillave të vlefshme që do t’u përmirësojnë. Kujtoja vetes së vlen, çdo ditë.

Marrë nga Lifehack/Përshtati në shqip: Scan

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.