Themeluesi i Microsoft, Bill Gates e ka bërë të ditur se nuk e pëlqen kriptomonedhën ‘Bitcoin’. Por kjo, jo për arsye që lidhen me fitimin.

“Bitcoin përdor më shumë elektricitet për transaksion sesa çdo metode tjetër e njohur e këtij lloji dhe kjo nuk i bën mirë klimës” ka thënë kohë më pare Gates në një intervistë për CNBC-në.

Njerëzit “gërmojnë” si minatorë përmes kompiuterave perms një procesi të komplikuar matematikor, çka kërkon një konsum të lartë energjie elektrike. Për të bërë këtë procesim, përdoren kompiutera me karta grafike të mëdha duke konsumuar energji elektrike në sasi të masdhe.

Sipas një përllogaritje të bërë, elektriciteti që konsumohet për kërkimin e Bitcoin është i barabartë me sasinë që konsumon Holanda dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.