MekuliPress shtroi pyetje publike se përse Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kishte ndërruar fotografinë e profilit në Facebook.

Edhe pse dizajni i ri i vulës së Departamentit të Shtetit Amerikan ka marrë mbi tre mijë pëlqime, nuk kanë munguar komentet kritike.

Ndryshimi që ka kapur vëmendjen ishte se në vulën e mëparshme shkruante: “United States of America – Embassy Kosovo”, ndërsa në vulën e tanishme shkruan: “United States Embassy – Pristina”.

Ju pëlqen!

Kjo bëri që shumë komentues të pyesin pse në dizajnin e ri ndodhet emri i kryeqytetit në vend se të ndodhej emri i shtetit.

“A nuk jemi më shtet?” – ka pyetur një komentues në gjuhën angleze.

“Është një ribrendim global i Departamentit të Shtetit, me ç’rast referenca është kryeqyteti dhe jo shteti. Secila ambasadë është në proces të ndryshimit të kësaj vule”, thuhet në shpjegimin e Ambasadës Amerikane.

Ne faqen zyrtare te ambasades se SHBA-se ne Kosovë ne facebook gjindet kjo steme.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!