Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se e mbështesin rezolutën për Komision Qendror Zgjedhor, pasi duan që këtë çështja ta dërgojnë në Kushtetuese.

Ai tha se presidenti Hashim Thaçi  është duke e mbajtur peng këtë proces për shkak se ose do që ta mbajë nën kontroll KQZ-në, ose  frikësohet  se po bën shkelje kushtetuese.

Molliqaj:  Thaçi po e bllokon këtë proces

“Mundemi me supozua mbi arsyet dhe motivet e tij qofshin ato për të kontrolluar një institucion i cili është përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, apo frika e  tij nga cilido vendim që ai do të merr që do të bëjë shkelje kushtetuese. Nëse është shkelje që të gjitha grupet parlamentare me pas nga një përfaqësues në KQZ pavarësisht se ju e keni dërguar nga një, Gjykata Kushtetuese nuk merr asi vendimi, nëse nuk është shkelje prapë jemi në rregull kështu që nuk e di pse po frikësoheni nga kjo çështje sepse gjithqysh ky vendim do të shkoj në gjykatën kushtetuese. Jeni duke e  mbajtur peng nëse po doni me zgjidh dërgojeni nga një përfaqësues dhe pastaj kur të dekretohen e dërgoni në Gjykatën Kushtetuese dhe e shohim këtë çështje. Në këtë aspekt besoj që jeni duke e penguar procesin edhe nëse është në dobi të juaj”, tha ai.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Molliqaj po ashtu tha se fajtor për bllokimin e KQZ-së janë edhe dy parti tjera.

Molliqaj: Vendimi i Kushtetueses po ju frikëson po aq sa Thaçin

“Sikurse Hashim Thaçi që po tutet nga vendimi i gjykatës edhe ju po frikësoheni nga vendimi i Gjykatës dhe në këtë pikë  jeni të njëjtë nga frika. PSD është gati me e çuar përfaqësuesin e vet nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të del ndryshe, atëherë edhe e shohim. Edhe në ftesën që keni bërë, edhe në kërkesën që e keni bërë, PSD e nënshkroi, do ta mbështesë rezolutën e dy partive tjera që kanë bërë kërkesë për këtë seancë. Jemi dakord cilido vendim që të jetë, sepse jemi të interesuar ta dërgojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk është në përputhje me interpretimin tonë, cilido vendim unë besoj që e zhbllokon, ose do e zhbllokoni ju, ose do ta zhbllokojë Hashim Thaçi. Por, në këtë moment që po flasim po aq fajtor për bllokimin e kësaj çështje jeni edhe ju, sikurse Hashim Thaçi për shkak se çfarëdo veprimi që merret do të shkojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Molliqaj.

Ai tha se ka material që vendimin e presidentit për këtë çështje ta dërgojë në Kushtetuese. Këto komente Molliqaj i bëri në seancën e jashtëzakonshme që është ftuar për t’u diskutuar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana  e presidentit Thaçi. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur