Arta Dade një nga kritikueset kryesore të kryeministrit Edi Rama e ftuar në Ora News, Dade tha se PS, sot është një forcë politike e paralizuar dhe pa demokraci të brendshme dhe që drejtohet nga një person i vetëm. Sipas saj, PS i ka humbur të gjitha vlerat e saj, duke kapërcyer si “lavjerrës” nëpër oligarkë.

“Sikur Rama ne të na kishte dëgjuar 2% nga ato këshilla që i kemi dhënë nuk do të kishim arritur në këtë pikë. Fajin nuk e kam vetëm unë, por praktikisht në këndvështrimin e Ramës fajin e kanë thënë mendimin e vet dhe kanë sugjeruar që shumë gjëra që nuk duhet të ishin bërë janë ndërmarrë në PS.Tani konstatoj që nuk po ndodh asgjë. Është një forcë totalisht e paralizuar, pa demokraci të brendshme. Komandon vetëm një person. Është një “one man shoë” dhe nëse do të vazhdojnë kështu, nëse opozita do të jetë kështu siç është, nëse do kemi zgjedhje si ato të 30 qershorit, patjetër që Shqipëria do të jetë në vend numëro, por do të bëjë hapa pas ashtu sikurse nuk e dëshirojmë. Për ne që kemi punuar për të kundërtën e saj, përveç anës emotive që patjetër që kemi keqardhje përjetojmë edhe një revoltë që duhet të punojmë më shumë. Të angazhojmë më shumë elementë të shoqërisë civile, e cila rezulton totalisht e paralizuar.”- tha Dade.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]