FITORJA E ALBIN KURTIT – SI “FITORJA E PYRROS”

Ibrahim Kelmendi

Ka ekzistuar dikur Mbreti i Molosëve dhe Epiriotëve, me emrin PYRRO (Burri). Duhet të ketë rrojtur gjatë viteve 319-272. Emri i tij në “greqisht”: Πύρρος (i shqipëruar: kokë-zjarri). Gjeneratë pasuese e Aleksandrit të Madh (356-323).

Në pranverë të vitit 280 (para E.s.) Pyrros i “teket” ta sulmon Perandorinë Romake, përtej Detit Adriatik. Marshon deri në Romë. Para se ta sulmonte edhe Romën, duhet të ketë menduar: “Nëse do të jemi edhe njëherë fitimtarë kundër Romakëve, do të jem humbës.” Dhe tërhiqet…

Në gjuhën politike “fitorja e Pyrros” përdoret si metaforë, gjithandej në “botë”, për rastet kur fiton, e nuk të duhet fitorja, meqë ajo të kthehet bumerang – si humbje.

Albin Kurti ka një fitore simbolike ndaj garuesve të tij. Gjithsej vetëm rreth 200 mijë vota nga rreth Dy milionë votues që duhet t’i ketë Republika e Kosovës. Mori më pak vota kësaj radhe, se në vitin 2017. Megjithatë ka fituar! Urime!

E ÇKA tani?

Me krekosjen e tij skizofrene, siç e manifestojë edhe pas mesnate (duke broçkullis si të ishte kryeministër), ai mund t’i provokon kundërshtarët që ta bojkotojnë – të mos pranojnë koalicion me te. Në atë rast presidenti ka detyrim kushtetues të cakton mandatar tjetër. E meqë Republika e Kosovës ka “president” dhe jo Kryetar, mund që komploti ndaj Z. Kurti ndodh para se ai të dështon me formim të koalicionit qeverisës. Koalicioni LDK-PDK është i mundshëm, meqë këto dy subjekte kanë mbi 51 deputetë – shumicën legjitime të kosovarëve shqipfolës në Kuvend. Dhe LDK-ja nuk përton këtë koalicion, që ta kap edhe njëherë Kryeministrinë…

Ta zëmë që shkoi e tëra “mbarë” dhe Z. Kurti u bë Kryeministër. Çka pastaj? Racionale është, Z. Kurti të mendonte si Pyrro atëherë.

Prandaj, nëse Z. Kurti e do Kosovën më shumë se egoizmin skizofren të Albinit, e këshilloj që t’i propozon Zonjës Vjosa Osmani, ajo të bëhej kryeministre dy vitet e para të këtij mandati, pastaj Z. Kurti dy vitet pasuese.

Në interes të Republikës së Kosovës, PËR MOMENTIN, është që të kemi Vjosën FEMËR kryeministre, meqë meshkujt e inkriminuar (edhe Albini) ia kanë PËRMUT shumë fytyrën Republikës sonë dhe vetëm Vjosa GRUA do të mund t’ia lan paksa.

Kështu, Z. Kurti e ka të sigurt postin zv-kryeministër dhe pas dy viteve kryeministër. Ndërsa YRYSHI i tij i tanishëm, mund ta le pa asnjërin.

Për ata që nuk marrin vesh shpejt, mund të ofroj sqarime konkretizuese herave tjerë (nëse kanë interesim dhe pyetje). /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]