Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje një emër tjetër për krjimin e qeverisë pasi në Parlament u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Përmes një letre të posaçme, Thaçi citon një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që i jep të drejtë VV-së të formuar një qeveri të re. Presidenti e cilëson VV-në si një “subjekt politik që ka fituar shumicën në Kuvend”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. VV—ja është partia e parë konfirmuar në zgjedhje dhe kërkesa e presidentit është një mizaskenë nga dikush që qëndron pas krizës së tanishme politike.

Kjo jo vetëm sepse rimandatimi i një qeverie me në krye VV-në do të kthente krizën politike në një larje hesapesh personale me një njeri, por edhe sepse VV-ja ka deklaruar se kërkon zgjedhje të reja. Është e qartë se Thaçi po konsumon hapat procedurialë për t’ia kaluar eventualisht topin e krijimit të qeverisë, LDK-së, e cila është aktorja tjetër e krizës dhe kryetari i së cilës flet për një shumicë prej 82 votash në Parlament.

Mbetet për t’u parë sesi do të reagojë VV-ja, por tanimë është e qartë se Hashim Thaçi përfaqëson jo unitetin, por destabilitetin e një shteti, përderisa zgjidhje të këtilla provokojnë ndarje dhe jo pajtim, as edhe japin mundësi për kompromis.

Ju pëlqen!

Megjithatë mbetet për t’u parë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.