Ditën e sotme banorët e Lumasit kanë dalë në protestë për të mbrajtur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa pranine e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet. Banorët shprehen se nuk lejojn tu marrin ujin ky është i vetmi burim që i mban në këte zonë.

Ata kanë bllokuar mjetet e firmës, duke bllokuar rrugën që në orët e para të mëngjesit. ‘Balkanweb’ ka siguruar videon nga momenti i përplasjes mes banorëve dhe policisë, e cila ishte në vendngjarje që në momentin kur nisi përplasja.

‘Po ca jemi ne kafshë. Ca ke, mos gjuaj. Mos gjuaj me dorë. Kemi bllokuar rrugën pasi kemi bërë disa peticione, iu jemi referuar dhe Gjykatës. Na kanë thënë se do të pezullohen punimet. Kryetari na e ka thënë. Këta zbatojnë urdhërat, hanë bukë me paratë tona, ne vuajmë për bukën e gojës. Kriminelat rrinë në hije. Nuk bëhet me forcë kjo por me mirëkuptim. Ku është kryeplaku, pse nuk vjen?‘-thonë qytetarët.

Në ato momente një qytetar i bie të fikët dhe të gjithë afrohen pranë tij. ‘E vranë’ dërgjohet të thonë banorët.