Do të ishte diçka kurioze nëse ndonjë psikiatër do të diagnostikonte sjelljen publike të Erion Veliajt dhe peshën që zë kjo sjellje në jetën e tij të përditshme. Sepse është të paktën neurotike invencioni i përditshëm i një roli për veten, sidomos kur e shkëput atë nga detyra që ke përsipër. Zotit Veliaj nuk i del detyra e kryetarit të Bashkisë, të ciln me shumë gjasë do ta luajë edhe për një mandat. Ai do diçka më shumë, diçka sipër punëve të tjera. Dhe këtë diçka nuk e thotë dot me gojë, por e nënkupton. P.sh pas protestës së djeshme Erion Veliaj del në skenë si zëdhënës i qytetarëve të Tiranës të cilët i konsideron se janë të 
Pushtuar, ndaj edhe sipas tij ata nuk do të përkulen:

Tirana i kthehet normalitetit pas vandalizmave të opozitës. Qyteti ynë është shtëpia e 140 kombësive të ndryshme dhe respektojmë këdo që shërben dhe jeton këtu, qofshin ata ambasadorë apo azilkërkues. Tirana nuk i përkulet as urrejtjes, as dhunës,citohet sot z. Veliaj. 

Është e kotë të sjellësh në ndihmë arsyen në këtë rast, pasi zotëria siç thamë duhet diagnostikuar. Në të gjitha protestat e opozitës në Tiranë nuk është cenuar në asnjë rast prona private, as dëmtuar ajo. Qytetarët e Tiranës nuk janë kërcënuar dhe as prekur nga protestat të cilat janë zhvilluar paralel me kafenetë e mbushura plot.

Ju pëlqen!

Për çfarë e ka fjalën atëherë z. Veliaj? Ndoshta për asgjë. Thjesht del e flet për një deklaratë sepse duke qenë se detyra e bojaxhiut dhe punonjësit të komunales që mbjell pemë e përqafon fëmijët e Tiranës, nuk i mjafton, i duhet të marrë pamjen e dikujt që flet politikisht. Do të mirëkuptohej ky prononcim nëse protestat do të dëmtonin pronat private, do të cenonin lirinë e qytetarëve. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur e megjithatë kryebashkiaku i përmbahet tipologjisë së kryetarit që në çdo dalje publike sjell me vete irritimin e një pjese njerëzish me budallallëqet dhe personalizimin që bën. 

Sa për përkuljen që zoti Veliaj e huazon nga repertori i trakteve të njësiteve guerrile të PKSh-së, ajo është problem në raport me me njerëz si ky Erion Veliaj. Tirana ka me të vërtetë një detyrë qytetare që të mos përkulet përballë korrupsionit që përfaqëson kryebashkiaku i kullave dhe i betonit, i prishjes së Teatrit Kombëtar dhe i mediave që i shërbejnë ditë e natë. Ky është kërcënim për të ardhmen jo disa protesta sezonale. Në fund zotëria si shumë i mençur që është nuk duhet të harrojë se është kryebashkiak edhe i atyre që protestojnë dhe ndoshta do bënte mirë t’i dëgjonte, edhe pse pak shpresë ka që ky njeri dikur të përkthejë në ligjërim publik atë që mendon dhe që duhet të bëjë. Siç shihet i duhet të marrë leje përherë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!