Në Beograd, Kragujevc, Nish, Çaçak dhe disa qytete të tjera të Serbisë, protestat vazhduan për ditën e gjashtë me radhë.

Qytetarët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën në Serbi, por edhe me mënyrën se si shteti po lufton koronavirusin.

Grafitët “Dorëheqje” dhe “Të gjithë në sulm” ishin shkruar në platonë para Parlamentit serb.

Ju pëlqen!

Protestuesit vendosën edhe një enë me ushqim qensh para Kuvendit të Serbisë me thirrjet “qen” drejtuar policisë serbe.

Disa liderë të opozitës gjithashtu janë pjesë e protestës, si kryetari i Partisë Demokratike, Zoran Lutovac, Mirosllav Aleksiq dhe Borislav Novakoviq nga Partia Popullore, Marinika Tepiq dhe Branko Milush nga Partia Liria dhe Drejtësia.

Për të pestën ditë me radhë, qytetarët u mblodhën edhe në Nish dhe qytete tjera.

Ndryshe, protesta e djeshme ishte paqësore dhe kaloi me pothuajse asnjë incident apo përplasje me policinë, përveç në Beograd ku përfundimisht ndodhi një incident i vogël. 42 persona të dyshuar për pjesëmarrje në trazira dhe sulme ndaj gazetarëve u arrestuan.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!