Protesta masive në Madrid.

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën sot në një protestë masive në Madrid, e cila është organizuar nga partitë e qendrës së djathtë, të cilat po e kundërshtojnë planin e qeverisë spanjolle për t’i ulur tensionet në rajonin e Katalonisë përmes negociatave.

Partia Popullore e Djathtë dhe partia “Qytetarët”, organizuan protestën pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ua mundësoi separatistëve katalanë një raund bisedimesh për zgjidhjen e çështjes së tyre, shkruan BBC.

Djathtistët e konsiderojnë këtë ofertë të kryeministrit spanjoll si tradhti dhe dorëzim para kërkesave të separatistëve.

Policia ka raportuar se në këtë protestë po marrin pjesë rreth 45 mijë protestues.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]