Banorët, në qytetin francez të Rouen, kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit. Sipas tyre, një shtëllungë prej tymi, ka rënduar cilësinë e ajrit si pasojë e një zjarri masiv në një depo kimike. Retë e  mëdha prej tymi, kanë mbuluar Francën veri-perëndimore ndërsa më shumë se 5000 ton kimikate dhe naftë u dogjën në këtë zonë, javën e kaluar. Autoritetet thonë se testet e kryera pas zjarrit në uzinën Lubrizol, treguan që tymi nuk ishte toksik. Por aktivistët dhe sindikatat e mjedisit akuzojnë zyrtarët për “fshehjen e së vërtetës”.

Të martën, disa shkolla u mbyllën pasi fëmijët thanë se ndjeheshin të pafuqishëm, kishin përzierje dhe u ankuan për dhimbje të fytit dhe syve, raportojnë mediat lokale. Më vonë, qindra njerëz marshuan nëpër Rouen duke mbajtur pankarta që lexonin “fëmijët tanë janë në rrezik’’. Marshimi, i organizuar nga sindikatat dhe aktivistët, u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë plotësisht incidentin në uzinë dhe të ndajnë gjetjet në lidhje me çdo ndikim të mundshëm në shëndetin publik. Fabrika i përket Lubrizol, një prodhues kimik amerikan, në pronësi të investitorit miliarder Warren Buffett. Zjarri ka rënë pranë një fabrike kimike në Rouen, një qytet port në lumin Seine, një nga lumenjtë më të mëdhenj të Francës, që ka një popullsi prej më shumë se 110,000 banorë. Incidenti shkaktoi panik të madh dhe disa qytete përreth këshilluan banorët të qëndrojnë brenda.

Sipas zyrtarëve lokalë, zjarri lëshoi ​​kryesisht substanca natyrale dhe organike si hidrokarbure. ”Shumica e grimcave të lëshuara në ajër u depozituan shpejt në tokë në formën e blozës “, thanë autoritetet lokale, duke përmendur testet e kryera për të përcaktuar praninë e substancave helmuese, si monoksidi i karbonit, dioksidi i squfurit dhe sulfidi i hidrogjenit.

Ju pëlqen!

Gjithsesi, rreziku kryesor është i lidhur me gëlltitjen aksidentale të blozës, veçanërisht nga fëmijët shumë të vegjël, dhe se lodrat dhe duart duhet të pastrohen rregullisht. Uji i rubinetit është i sigurt, por sërish specialistët paralajmërojnë banorët të mos konsumojnë fruta dhe perime të rritura në kopshte, nëse ato duken të ndotura nga bloza.

Prefekti i Normandisë, Pierre-André Durand, tha që testet e kryera menjëherë pas zjarrit nuk gjetën toksina të dëmshme shtesë në ajër dhe kishin treguar që furnizimi me ujë nuk ishte kontaminuar. Në një intervistë me kanalin e lajmeve në Francë BFM, Z.Durand tha se ai nuk kishte asnjë interes për “gënjyer ose fshehur faktet”.

Rezultatet e provave të mëtejshme në cilësinë e ajrit dhe depozitimet e pluhurit pritet të publikohen në ditët e ardhshme. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse zjarri mund të ishte parandaluar, nëse ndotja që shkaktonte përbënte rreziqe serioze për shëndetin dhe nëse dikush duhet të ndiqet penalisht për incidentin.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.