Kryeministri Edi Rama, duket se ka ironizuar situatën politike të Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të protestës së zhvilluar në selinë e PD, të thirrur nga ish- kryeministri Sali Berisha, Rama ka zgjedhur te reagojë me një shprehje të John Wayne.

‘Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë’., shkruan ai, ndërsa citon Wayne.

Ju pëlqen!

John Wayne është një ish-aktor amerikan që ka luajtur në filma Western dhe filma me tema të luftës.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione të forta, si edhe u përshkallëzua me përdorimin e gazit lotsjellës. PD kërkoi ndërhyrjen e policisë pasi hyrjes me forcë në ambientet e seli të mbështetësve të Berishës.

Ndërkohë nga policia pati edhe disa persona të shoqëruar , mes tyre ishte edhe reperi i njohur Stresi. Sakaq Berisha njoftoi mbylljen e protestës pas disa orësh, ndërsa theksoi një tjetër protestë do të njoftohet ditët në vijim.

Lexo po ashtu:  Poezi nga ushtarja e UÇK-së, dëshmorja e kombit Yllka Domi - "Do të kërkosh për veten shpëtim E sdo të gjesh kund emrin tim."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!