Derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje”, “Hajnat në Burg”, “Me hajna nuk mbahet shteti, “Isa Hasha Esat Pasha”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

Me fillimin e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, turma e protestuesve u bë edhe më e zëshme.

Hoti ka thënë se pranimi i kësaj detyre nuk ka qenë i lehtë, por se është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

“Kur e kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur liritë qytetare.

Jemi nisur nga interesi shoqëror, jemi nisur nga nevoja që kanë qytetarët e Kosovës për siguri në jetën e tyre e jo konfrontimet institucionale. “, tha ai, raporton Gazeta Metro.

Hoti tutje i ka dërguar një mesazh Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, ku e quajti qeverisjen e tij popliste dhe ideologjike.