Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili sot në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënoj gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së.

“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.

Ju pëlqen!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!