SHBA ka reaguar negativisht ndaj një propozimi të bërë nga presidenti rus Vladimir Putin për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për BE-në.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbështeti së fundmi idenë e Kremlinit për krijimin e një qendre ndërkombëtare gazi në Turqi dhe i kërkoi qeverisë së tij më 14 tetor që të paraqesë shpejt planet e zbatimit.

“Ne kemi vazhduar t’u bëjmë thirrje aleatëve tanë që të ndërmarrin hapa për të diversifikuar burimet e tyre të energjisë, për të reduktuar varësinë e energjisë nga Rusia. Dhe në rastin e Turqisë, ne po punojmë me ta nga afër për të ndihmuar në përpjekjet e tyre për të rritur sigurinë energjetike në afat të gjatë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Ju pëlqen!

Putin e paraqiti idenë në një takim me presidentin turk në Kazakistan, duke thënë se Turqia është “rruga më e besueshme për gazin rus në Evropë”.

“Ne i kemi kërkuar Turqisë dhe të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që askush nuk duhet të ishte bërë një strehë e sigurt për asetet ose transaksionet e paligjshme ruse dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë rast”, tha Patel.

Propozimi i Putinit shkaktoi shqetësim në Athinë, për shkak të përshkallëzimit shqetësues midis dy vendeve në Mesdheun lindor.

Por, duket se kjo ide nuk u pëlqen as partnerëve të BE-së.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se propozimi “nuk ka kuptim” duke pasur parasysh se Evropa synon të jetë e pavarur nga gazi rus.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!