Gëzim Mekuli

“Kritika”, propaganda dhe “debati” që po prodhohet sot është e qëllimshme, e menduar “mirë” dhe, gjithsesi, ka një strategji të kontrolluar nga mediat propaganduese, të korruptuara e të orkestruara nga mbeturinat e ish-sunduesve.

Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njihet edhe me emrin “spin doctors”, shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984.

Ju pëlqen!

“Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kanë për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojnë dhe e shtyjnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan dhe e dëshirojnë.

Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, “debati”, shpifjet dhe inatet e shprehura për kapitullimin e epokës së Thaçit, është i mbështjellë me cilësitë e “spin doktorëve”, pra të një lufte speciale e propagandistike.

Populli është pa siguri sociale, pa punë, pa sigurime shëndetësore e pa arsimim. Territori i Kosovës është në rrezik. Coronavirusi, kjo sëmundje e vdekjeprurëse, po shpërndahet në fshehtësi

Situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me gënjeshtrat e mediave të ish-sunduesve.

Largimi i vëmendjes së popullit nga dështimet, hajnitë, nga pazaret serbe të Thaçit me tokën e Kosovës, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto “bisedime”, dhe orientimi i opinionit për të dëmtuar, e për të zbehur, suksesin e Qeverisë Kurti, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit (kupto këtu specialistë serbë dhe gazetarët e paguar nga këto struktura) për të “shitur” dhe për t`i dhënë debatit kahje ku këta e dëshirojnë: tek kinse “Antiamerikanizmi”, “Stalinizmi”, “Komunizmi”,” Majtizmi”, e shumë “izma” tjerë!

Zhvendosjen e opinionit publik nga problemet e vërteta që qgzistojnë, tek ato “probleme” që nuk egzistojnë fare, nuk ju beson askush, bilse as gratë e as burrat e atyre që i lancojnë këto gënjeshtra.

/Publikuar në 2020/

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.