Gëzim Mekuli

Recepti propagandistik i nazistëve ishte që të përsëriteshin vazhdimisht e pandërprerë fjalët e thjeshta, dhe këto fjalë të lidhen me ndjenjat, veprimet dhe frikën, jo me logjikën.

Sot, recepti i propagandës vetëm sa është perfeksionuar; që në vitin 1920 kemi të themeluar edhe industrinë e përpunimit të mendimeve dhe opinioneve. Qëllimi fundamental i PR (marrëdhënjeve me publikun) është që të fabrikoj “unitetin” në mendimin politik dhe “unitetin” në mendimin shqiptar. A nuk kemi sot deklaratat e politikanëve, se janë unik në mendimet rreth procesit të zgjidhjes politike të problemit të Kosovës? A nuk kemi “unitet” në debatet dhe mendimet që dominojnë në media? A nuk imponojnë këto media “debate” Hrushqoviane?

Ju pëlqen!

Është ky një mendim “unik e kolektiv” i fabrikuar nga mediat dhe nga PR-të që veprojnë në mënyrë të heshtur “e profesionale” në Kosovë.

Qe të jesh i suksesshëm për të fabrikuar një mendim dhe debat nuk është e domosdoshme dhuna fizike. Tani është shkenca “Public Relation”. Pra pranim të ideve të çoroditura dhe nënshtrim kolektiv pa filtër nga mediat dhe “debatet” që udhëhiqen nga gazetarët e politikave në pushtet.

Këto media po kontrollojnë idetë, mendimet dhe ndjenjat. Por në krahasim më politikat e sistemit totalitar të Jugosllavisë, sot, në Kosovë kemi një “përparim” të madh; Rankoviqi, Tito e Millosheviqi për të kontrolluar idenë e mendimin publik, përdornin “hunin e stupcin”, ndërsa sot, për të kontrolluar idenë dhe mendimin publik, më shumë e më profesionalisht, përpos “hunit dhe stupcit”, po përdoret media, propaganda dhe retorika.

Në ketë kontekst shtrohet pyetja; A kanë të drejtë që mediat e Pushteteve dhe të UNMIK-ut të vendosin se çfarë është e vërteta historike për shqiptarët e ish-Jugosllavisë? Dhe, a është e drejtë që të dënohen e të lëçiten “ata” të cilët nuk mendojnë si “fabrikuesit e mendimit kolektiv”?

(Dhjetor, 2001)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!