PRONTO! – EKSPORTOJMË SHQIPTARË, SHESIM TERRITORE!

54 minuta bisedë telefonike midis kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, dhe komedianëve ukrainas që luanin rolin e presidentit Poroshenko dhe kreut të NATO-s, Stoltenberg, treguan qartë që ndarja e territoreve ishte në interesa të Rusisë, gjë që e dinim, por ky edhe një hamendësim i Zaevit. Ndërkohë, për ta zgjeruar temën, studiuesja amerikane, Anne Applebaum, flet edhe për investimet ruse në vende të ndryshme në botë për të minuar demokracinë dhe për të themeluar demokracitë hibride si vendi ynë: ku një person ka gjithë pushtetet dhe themelon një “pluralizëm monist”. Gjithashtu, ajo telefonatë dëftoi me nëntekst se pse kishte para disa vitesh një furtunë antiamerikane në Ballkan.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevoja të vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha Thaçi gjatë konferencës të fundvitit, në 2018-n.
Ndërkohë Rama nga Berlini tha se Kosova e humbi një shans të artë…

Pse Thaçi dhe Rama folën për një mundësi të antarësimit të Kosovës në OKB? A është kjo largpamësi?
Anëtarësimin në OKB nuk e ka në dorë Serbia, por Rusia dhe Kina që ndodhet në Këshillin e Sigurimit. Kësisoj, logjika është e thjeshtë: krijojmë në dobi të Rusisë një precedent në Ballkan që ajo të mund ta përdorë në të drejtën ndërkombëtare më pas. (Mos të lëmë jashtë vëmendjes në këtë rast “Çështjen e detit” që krijon një precendent të rrezikshëm në të drejtën ndërkombëtare për rastin e Italisë dhe të Turqisë). Kësisoj, territoret do t’i humbim por edhe ulëse nuk do të marrim.

Për ta vijuar më tej: nëse linja e ndjekur nga kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi përkon me atë moskovite, a bëhet kjo për interesa personalë apo për ato kombëtarë?
Ato kombëtarë mund të përjashtohen sepse Rusia nuk është se ka të njëjtin spektër interesash me shqiptarët në Ballkan, dhe ajo që ngelet është interesi personal – për të jetësuar të tre, Rama, Vuçiç, Thaçi thënien e një politikani shqiptar për kasapin Sllobo: ne bëjmë edhe luftën, edhe paqen! Ndaj jeni të detyruar që të na lini në pushtet sa të duam dhe si të duam. A nuk është ky putinizmi apo erdoganizmi – të bëjmë si të duam! A nuk është kjo linja e diktatorit Enver Hoxha që e përdori atdheun si monedhë për të ndenjur në pushtet? A nuk është kjo mendësia e çifligarit që e shet dhe e blen çifligun sepse “ e ka pronë private”?

Por si i bën këto lëvizje Rusia ndër shqiptarë?
– Duke përdorur ata që mund të ketë rekrutuar Greqia, që nuk janë të paktë. Vlen të kujtojmë se kush e uroi i pari me kënaqësi të pamatë Micotaqisin, sepse në marrëdhëniet diplomatike kush të uron i tregon një interes të shtuar (P.sh. Kur Rama u bë kryeministër telegrami i parë i ka ardhur nga Erdoani dhe pastaj nga Merkeli).
-Duke përdorur ata që ka rekrutuar UDB-ja.
-Duke përdorur ata që u rekrutuan kur ishin me studime në Bashkim Sovjetik.
-Duke shantazhuar dhe blerë ata që janë imoralë dhe kanë deklaruar çmimin me kohë që të mund të blihen.

Nëse para 10 vitesh do të kishim votuar Albinin, sot nuk do të zëvëndësonim Thaçin argat me Albinin kombëtar, por do të kish nisur beteja e së mirës dhe do të zëvëndësonim vizionin e Albinit me ndonjë tjetër që do të ishte më i mirë. Edhe në Shqipëri kam bindjen se gjërat do të ishin shumë më ndryshe. Nuk është vonë asnjëherë që të jetëzohet projekti ballkanik i Albinit. Ja një vizion i qartë, një ide mbi Ballkanin. Një person që e ka kombin në mendje dhe e ruan ligjërimin e tij si kur viziton trevat shqiptare, edhe në takime me ndërkombëtarët:
“Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Evropian. Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Evropian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Evropian. Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjtë tanë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë.”

P.S. Tani që e dimë qartë se Kosova në OKB është në dorë të Rusisë dhe ne nuk kemi një diplomaci të fortë që të mund t’ia mbushim mendjen, ajo që nglet është t’i dalim aletaëve amerikano-gjermanë me një plan të qartë në dorë – Bashkimi Kombëtar është zgjidhje për të mos e zvarritur Kosovën ndër dekada me “fusnotë”. Kjo është në dorën tonë dhe duhet që ta bëjmë. Detyra jonë është e qartë: rithemelimi i besimit është sa i mundshëm, në të njëjtën kohë edhe i domosdoshëm. Kur nuk e bën do të thotë se …

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]