Promovimi i verërave “Made in Albania” në tregun italian ishte në qendër të aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Somelierëve italianë, në komunën arbëreshe Shën Mitër Korona.

Këtë aktivitet e përshëndeti me një nëpërmjet një videokonference edhe Presidenti Ilir Meta.

Meta theksoi se, “ky aktivitet, që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve tona, në veçanti mes komunave arbëreshe dhe Shqipërisë, kishte rëndësi të madhe edhe për qëllimin social dhe human për të cilin ishte ideuar, pasi të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve sanitare dhe shëndetësore në vendin tonë, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19”.

Ju pëlqen!

Meta e falënderoi Klubin AIS Kalabri dhe Klubin AIS Shqipëri për këtë nismë dhe uroi që në të ardhmen të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla, që përveç aspektit humanitar, nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agroturizmit shqiptar, si dhe forcojnë lidhjet e Shqipërisë me komunitetin arbëresh dhe Italinë mike. /ATA/

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.