Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për “Zërin” se Prokuroria bashkë me Policinë kanë nisur hetimet për rastin në AUV.
“Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar Ulaj për “Zërin”.
Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot në orën 08:05 është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje.
Deri tani dyshohet se në objektin e AUV-it është vjedhur një kasafortë, në të cilën mbaheshin para dhe disa dokumente të rëndësishme.