Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala

Lexo po ashtu:  Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!