Një shqetësim të madh e kanë qytetarët e Prishtinës me rrethinë.

Liqeni i Badocit është njëri nga të paktat burime i ujit të pijëshm, i cili po rrezikon të “zhduket” me ndërtimin e lagjeve në atë pjesë.

Një projekt i cili së fundmi po përflitet se do të nis në afërsi të Liqenit, ka shqetësuar të gjithë prishtinasit dhe rrethinën e Prishtinës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Të shumtë janë që iu kanë bashkëngjitur një grupi në Facebook (Grupi per mbrojtjen e Liqenit te Badovcit.), ku për qëllim e kanë parandalimin e ndërtimit të këtyre shtëpive dhe lagjeve në zonën e Liqenit të Badocit.

Edhe ashtu Liqeni është shumë i rrezikuar nga shterrja e tij për shkaqe të dobëta dhe të pakëta të shiut. Por, me ndërtimin e këtij projekti do të jenë në rrezik për ujë të pijshëm një pjesë e madhe e Hajvalisë dhe Prishtinës me fshatërat tjera përreth.

E së fundmi një fotograf nga Hajvalia, Fitim Sopjani ka ngreh një shqetësim të tij për këtë pjesë dhe kundër këtij ndërtimi të projektit.

Në postimin e tij pikërisht në këtë grup ku janë anëtarësuar me mijëra qytetar për ta kundërshtuar projektin, fotografi Sopjani kishte postuar disa fotografi ku shihen kafshë e shpezë dhe zvarranik të cilët gjenden pikërisht në afërsi të Liqenit të Badocit dhe në të e të cilat mund të zhduken me ndërtimin e këtij projekti.

Fitimi i shoqëron me këto fjalë fotografitë e publikuara: “Paramendone te gjitha keto kafshe e zvarranik qe shihen ne foto, perveq dhijes se eger, i kam fotografu ne Badovc, une si fotograf jom shume i shqetsum, perveq qe do te rrezikohet uji i pijshem, do te rrezikohet edhe habitati i kafsheve te egra ne ate pjese.
#Rujebadovcin”.  

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...