Shqiptarët mund të hedhin një numër rekord votash në zgjedhjet e së dielës. Vetëm pak orë pas përfundimit të orarit të votimit, shqiptarët duket se po thyejnë rekordin e vitit 2013 për sa i përket numrit të votave të hedhura.

Vetëm tre orë para mbylljes së kutive të votimit, mbi 41% e popullsisë me të drejtë vote në Shqipëri janë paraqitur në qendrat e votimit, duke bërë të mundur thyerjen e rekordit të vitit 2013 me 1.72 milionë vota. Por kjo është rrjedhojë jo vetëm e pjesëmarrjes së lartë, por edhe i rritjes së numrit të qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16 kanë votuar 41% e votuesve sipas raportimeve të 2,500 nga 5,200 qendra votimi. Në të njëjtën orë, në vitin 2017 pjesëmarrja ishte 35% ndërsa në vitin 2013 ishte 43% por ndërkohë këtë vit ka 3.59 milionë qytetarë me të drejtë vote ndërsa më 2013 kishte 3.27 milionë.

Lexo po ashtu:  Cilësitë luftarake të shqiptarëve
Ju pëlqen!

Për rrjedhojë, numri prej 1.72 milionë votave të hedhura në vitin 2013 mund të jetë duke u kapërcyer këtë vit.

Në Tiranë, ku pritet të vendoset në shkallë të gjerë edhe fituesi i zgjedhjeve për shkak se 36 nga 140 deputetë do të dalin këtu, pjesëmarrja deri në orën 16.00 votuan gati 47% e votuesve ndërsa katër vite më parë kishin votuar 38% ndërsa më 2013 votuan 43%.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!