Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të arsimit ka deklaruar se proritet i PS është rritja e pagave të mësuesve me 40% si dhe gjuha angleze që do të mësohet që në klasë të parë. Sakaq ai ka premtuar se do të çelin program të arteve dhe zejeve, duke theksuar se qendra e parë do të jetë në Tiranë dhe më pas do të ngrihen qendrat e tjera në Kukës, Shkodër Dibër.

Më tej, kryeministri theksoi se mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave.

“Në planin tonë do rrisim pagat e mësuesve me 40%. Anglishtja do të mësohet që në klasë të parë. Hapim programin kombëtar të kodimit për fëmijët 12-18 vjeç. Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër”, tha Rama.

Lexo po ashtu:  Flet nëna e 11-vjeçarit që u plagos në Shtërpcë: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmijën tim
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!