Kombëtarja e shqiptarëve do të nisë këtë të diel përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Polonisë në transfertë, më 27 mars.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë, në ndryshim nga vitet e fundit kur kanë qëndruar në kompleksin Tropikal në Durrës, dhe përgatitjet do ti zhvillojë në Shtëpinë e Futbollit.

Grupi pritet të kompletohet të hënën në mesditë pasi të gjithë lojtarët e ftuar të kenë përfunduar impenjimet me klubet respektive.

FSHF publikon programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këtë ndeshje të rëndësishme.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 20 mars 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 21 mars 20223

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00.

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 15:30.

(TË DYJA SEANCAT TË HAPURA VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 22 mars 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 23 mars 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 10:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 18:00

(ME DYER TË MBYLLURA)

E premte, 24 mars 2023

Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00.

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 25 mars 2023

Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00.

(ME DYER TË MBYLLURA)

E diel, 26 mars 2023

Nisja për në Aerportin Nënë Tereza, ORA 09:00

Mbërritja në Varshavë, ORA 12:00.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin PGE Narodowy, ORA 17:15

Stërvitja zyrtare në stadiumin PGE Narodowy, ORA 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 27 mars 2023

POLONI-SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin PGE Narodowy, Varshavë.