Durim Abdullahu
Më 29 mars 1999, kur avionët e NATO-s bombarduan ndërtesën e SUP-it në Prishtinë, majori i policisë Radojica Kovač kishte qëlluar aty në zyrën e tij. U deshën 40 ditë kërkime nën gërmadha pas bombardimeve, por krejt çfarë u gjetë nga ai, ishte kafka e djegur e tij. Ai ishte 39 vjeç, baba i një vajze 18 vjeçare, Natashës.
Radojica Kovač kishte lindur më 14 qershor 1960. Normalisht, ai do të duhej të ishte bërë mësues pasi kishte mbaruar studimet për mësuesi, por më 1981, Kovač u punësua në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Ndërtesa e SUP-it të Serbisë në Prishtinë, ku punoi ai, ishte një vend tmerri kur përgatiteshin dhe kryheshin krime ndaj shqiptarëve prej përndjekjeve politike te bisedat informative dhe prej torturave të hetuesisë deri në vrasje nga rrahjet.
Kriminelët serbë të luftës që kryen krime ndaj shqiptarëve në Kosovë, kishin emër dhe një jetë të tyre, e cila duhet njohur dhe studiuar për të regjistruar secilin prej tyre dhe për të shkruar historinë e luftës së Kosovës.