Drejtësia në peshojë

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 Politizimi dhe diabolizimi i rastit Azem Kurtaj nga serbomëdhenjtë dhe bishtat e tyre

Ju pëlqen!

 -Mos ia “futni” vetes (para kohe, para se të flasin gjykatësit me kompetencë) si propaganda diaboliste serbomadhe, pa lexuar shpalljen e aktvendimit të formës së prerë të gjykatës përkatëse për rastin e Azem Kurtajt, i cili në vetëmbrojtje plagosi dy fëmijë në rrugëtimin për në Brezovicë.

Natyrisht se, duhet shprehur ngushëllime për plagosjen e 2 fëmijëve serbë në fshatin Grejkofc të Shterpcës, më 6 janar 2023. Kjo nuk është e diskutueshme për njerëzit normalë, pavarësisht se cilit grup etnik apo popull i përkasin ata. Mirëpo, është amoralitet, idiotizëm, antihumanizëm dhe padrejtësi sui generes të shpifet dhe të etiketohet Azem Kurtaj, se gjoja ky paska kaluar andej pari “për të vrarë serbë, të cilët festonin natën e kërshëndellave ortodokse serbe” !?  

Nëse Gjykata Penale e vërteton të kundërtën e kësaj akuze të ndyrë hipotetike, atëherë e ka për detyrë që deklaruesit dhe mbështetësit e saj, t’i nxjerrë para gjyqi, sepse përbën elemente të rrezikshme të prishjes së raporteve ndëretnike dhe multietnike të përbashkësisë në Kosovë, sidomos midis shqiptarëve dhe serbëve.

 Se Azem Kurti ka kaluar për Grejkofc , gjoja “për të vrarë serbë” siç është shprehur edhe ministri Rashiq, kjo është shpifje, floskulë, diabolë çetniko-fashiste e qarqeve serbomëdha të Beogradit dhe e “ekspoziturave” të tyre në Kosovë brenda dhe jashtë strukturave shtetërore të Kosovës, sikurse ministri  për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i cili përmes  “Twiter” deklaroi: “ : S’kam dyshim që dy serbët u gjuajtën për t’u vrarë”!?

-Logjikisht, kjo tezë akuzuese e Rashiqit, si dhe e gjithë të tjerëve, që janë shprehur kështu në Beograd dhe në Prishtinë e gjetkë, nuk është e qëndrueshme në asnjë kuptim, sepse  sikur Azem Kurtaj të kishte pasur për qëllim vrasjen e serbëve në atë festë kërshëndellash, nuk do të kishte shkuar vetëm dhe, vetëm me një revole për ta shkrepur për dritare të veturës për ta larguar turmën nga vetura, por do të nodhte krejtësisht ndryshe, që asnjë nga turma nuk do të mund t’i afrohej veturës për shkak të breshërisë së plumbave të ndonjë kallashnikovi etj.

–Vetëm sikur të kishte ndodhur kështu, atëherë, ky incident i armatosur, do të mund të kualifikohej si “akt terrorist” , i planifikuar për vrasjen e serbëve në atë tubim festiv të kërshëndellave. Ndryshe, ashtu siç e ka interpretuar edhe avokati mbrojtës Naim Ferati, reagimi në vetëmbrojtje, nuk mund të kualifikohet ligjërisht si “akt terrorist” siç po propagandojnë dhe po gënjejnë masmediat dhe liderët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë në Serbi dhe në Kosovë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqesin si “terroristë-vrasës” edhe të fëmijëve serbë, kur ata po festonin krishtlindjet ortodokse serbe.

Këtë shpifje dhe gënjeshtër paranoide të diabolizuar të ministrit Rashiq e demantoi avokati i rastit Kurtaj, Naim Ferati, duke pohuar se “ Ditën e incidentit, klienti i tij ishte duke udhëtuar me makinën e tij, së bashku me një mik për drekë drejt Brezivicës. Mirëpo, derisa ishin në veturën e tyre ishin sulmuar nga një grup i njerëzëve që ishin duke festuar atë ditë në Shtërpcë. Në pamundësi për ta larguar turmën, që ishin vërsulur drejt tyre, ushtari i FSK-së, kishte nxjerrë revolën dhe kishte shkrepur një herë në ajër, e herën tjetër në tokë.” (https://gazeta10.com/avokati-azem-kurtaj-u-sulmua-brenda-vetures-se-tij/).

 

 Shqiptarët nuk vrasin foshnja në barkun e nënave shtatëzëna, as fëmijë, as gra e as pelq, ashtu sikurse soldateska e S.Milosheviqit në Kosovë (1989-1999) !

O, kriminelë fashistë të pariparueshëm, ju të gjithë e dini mirë se historikisht, nuk është në traditën e shqiptarit (që nga Skënderbeu e deri te Adem Jashari) , që të therrë fëmijë, gra, pleq e t’u vërë flakën brenda me gjithë shtëpi, ashtu sikurse soldateska e Nikola Pashiqit në Lumë, “më 1913, që për 2 orë dogji shkrum e hi mbi 500 shpirtra shiptarë” !

-Ashtu sikurse  eskdronët gjenocidalë (policë, paramilitarë dhe militarë) të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), që vranë mbi “1000 femije”: dhunuan mbi “22.000 gra shqiptare, vranë e masakruan mbi “11.800 shqiptarë:, si dhe dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi “1 milion shqiptarë”! –Duket se shpejt i keni harruar këto krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, dhe tash po nxitoni, që t’i ndërroni tezat, se gjoja  eprori shqiptar i FSK-së, Azem Kurtaj paska kaluar nëpër Shtërpc për të “vrarë fëmijë serbë” !?

 -Shqiptarët nuk vrasin femijë pavaresisht nga nacionaliteti dhe  feja. Prandaj, edhe rasti i plagosjes   së dy fëmijëve serbë në Shtërpc, duhet të trajtohet objektivisht  në përpouthje me ligjin nga organet përkatëse të sistemit të drejtësisë, gjithnjë duke mbajtur parasysh faktin, që të mos politizohet nga askush rasti në fjalë, ashtu si u  konvenon qarqeve ultranacionaliste dhe fundamentaliste ortodokse  serbe në Beograd dhe në Kosovë, që shqiptarët t’i  shpërpallin si “kriminelë”, si “terroristë” dhe si “vrasës” të fëmijëve serbë në Kosovë, ashtu siç po e akuzojnë edhe UÇK-në(!)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!