Në theks !

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Rrenë qoftë, s’ka “Dokument 13 pikësh” për Kosovën nga ana e BE-së  e as nga  Uashingtoni

*** Amerika dhe BE-ja po bëjnë përpjekje maksimale politike dhe diplomatike, që zgjidhja e problemit të Kosovës, të bëhet sa më pare të jetë e mundur, jo të shtyhet, as për 20 e as për 30 vjet, ashtu siç po propagandojnë matrapazët dhe kuislingët shqipfolës të Serbisë në Ballkan.

Ju pëlqen!

Ky farë “dokumenti” , i shpifur sipas yrrnekut allakuisling dhe allamatrapazqe, s’ka dyshim se, kundërmon të njëjtin kontaminim toksikologjik politik, propagandistik dhe diplomatik sikurse “Dokumenti i Janshës për Ballkanin Perëndimor”, i cili fund e krye ishte provokim dhe shantazh i gjendjes faktike në terren. –Ishte një shpifje dhe provokim direkt dhe indirekt në adresën  e BE-së,  gjoja se kjo e kishte lansuar një gënjeshtër të tillë improvizuese për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor  e jo ish-kryeministri Janez Jansha.  Në fund, u vërtetua se Jansha ishte provokatori dhe rrenci i atij dokumenti, jo BE-ja.

S’ka dyshim se, kështu do të ndodhë edhe me  rrencat dhe me provokatorët e shpërpalljes së “Dokumentit 13 pikësh” për Kosovën, të cilët, së fundi, do të jenë të detyruar t’i tregojnë opinionit të gjerë publik se,  kush janë “autorët-strtegët” e kompilimit dhe të shpërndarjes së këtij  “pamfleti” armiqësor për të destabilizuar rendin, sigurinë, paqen  dhe stabilitetin në Kosovë, në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

-Kjo është shpifje propagandistike e rrjetit multimediatik KGB dhe BIA të shtrirë në “livadhet” e Ballkanit për të krijuar “hallakmë”, konfuzion, mashtrim dhe panik te shqiptarët në Kosovë, me qëllim që të heqin dorë nga besimi, nga rruga e drejtë dhe e ligjshme e shtetit të pavarur dhe sovran, të cilin e kanë njohur 140 shtete të OKB-së (2008-2022). Me një fjalë,  shpërpallaja e këtij “dokumenti 13 pikësh”, është një rrenë dhe dezinformim ruso-serb për t’i testuar liderët politikë, sidomos në Kosovë,  nëse janë të gatshëm të vetëbaltosen(duke humbur kohë të kotë në leximin e tij) me një provokim të tillë të shpifur dhe të fabrikuar në kuzhinat politiko-propagandistike dhe të shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit të Beogradit dhe të  Moskës, që me të gjitha mjetet dhe instrumentet e perfidijes vepruese antishqiptare, t’i bllokojnë negociatat serbo-shqiptare të Dialogut të Brukselit (2011-2022).

 Psikopatologjia politiko-propagandistike

Në këtë prizm shtrohet pyetja e pashmangshme, si ka qenë e mundur që disa eksponentë të KGB-së dhe BIA-së, ndër të parët ta kenë në dorë të ashtuquajturin “Palnin 13 pikësh” për Kosovën,  e për këtë nuk dinë asgjë Beogradi dhe Prishtina zyrtare?

Kjo ka ndodhur kështu, thjesht për faktin se as Amerika e as BE-ja deri tani nuk i kanë njoftuar zyrtarisht përmes kanaleve diplomatike as presidentin serb Aleksaandër Vuçiq e as kryeministrin shqiptar Albin Kurti, mbase  ende nuk kanë miratuar kurrfarë drafti përfundimtar për zgjidhjen e kontestit mes Serbisë dhe Kosovës në kuadrin e ialogut të Brukselit.

Bashkimi Evropian (BE-ja) dhe Uashingtoni ende nuk kanë shpallur zyrtarisht kurrfarë të ashtuqujaturi “Dokument 13 pikësh”, të lansuar nga argatët dhe nga hyzmeqarët e KGB-së dhe BIA-së  shqipfolës të tyre në Kosovë.

Ndryshe,  Josep Borelli dhe Miroslav  Lajçaku, ndërmjetës të autorizuar nga BE-ja për Dialogun e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës, tanimë, do ta kishin bërë të njohur për opinionin e gjerë publik se, atëfarë “Dokumenti 13 pikësh” ua kanë dorëzuar për shqyrtim palëve negociuese, saktësisht presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, as de fakto, as de jure nuk ekziston “një plan i tillë 13 pikësh”, i shpifur   sipas “shijes” individuale, grupore, partiake politike dhe ideologjike  ruso-serbe-kuislinge.

Shpërpallja e një plani të tillë politiko-propagandistik për konsum të  thellimit të polarizimit të opozitës  me pozitën në Kosovë, është fake news, pavarësisht se kush qëndron pas këtij dezinformacioni sui generis, të kompiluar dhe të sajuar nga “ekspertë” të intsitucioneve të ndryshme në Beograd dhe të bosëve dhe argatëve të masmediave të tyre, që veprojnë në trekëndshin Beograd-Prishtinë-Tiranë për të prodhuar dhe propaganduar sa më shumë lajme dhe informacione politiko-propagandistike  të rreme, provokuese, shantazhuese, dezinformuese, mashtruese dhe manipuluese, me qëllim që të krijojnë mjegulla të padavaritshme, kur është fjala për asgjësimin total të shtetit ekzistues të pavarur, demokratik dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008).

 

Kush është “autor”  i atijfarë “plani 13 pikësh” ?

-Askush, por disa vagabondë të nëntokës dhe të mbitokës të propagandës mediale dhe të shërbimeve të ndryshme sekrete ruso-serbe, që punojnë, shpifin, grumbullojnë dhe propagandojnë lajme dhe informacione të ndryshme sipas kërkesave të Moskës dhe të Beogradit, me qëllim që të bllokojnë zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës në OKB.

Prandaj, logjika e shëndoshë njerëzore dhe politike e thotë  që as lidershipi, as masmediat e mirëfillta shqiptare, të mos bien pre e projekteve të tilla të rreme dhe të fabrikuara në Beogard dhe në Moskë, gjoja për të arritur kompromisin politik mes Beogradit dhe Prishtinës.

BE-ja nuk ka miratuar kurrfarë “Dokumenti 13 pikësh për Kosovën. Anadaj, është e logjikshme dhe reale, që ky farë “dokumenti” i agjenturave ruso-serbe, të mos  merret në shqyrtim fare as në nivelin vertikal të institucioneve shtetërore të Kosovës e as në atë horizontal të shoqërisë civile, sepse është një provokim dhe mashtrim që çon ujë vetëm në “butinë e mullirit të armikut”, me qëllim që zgjidhja e problemit të Kosovës të zvarritet në afat të pakufizuar (edhe 10, 15, 20 dhe 30 vjet) kjo, do t’i konvenonte vetëm Serbisë kolonialiste dhe neokolonialiste për t’i realizuar pretnedimet e saj territoriale gjeopollike në kurrizin  e pavarësisë, të integritetit dhe të sovranitetit të Kosovës.

Me gjithë verbërinë politike të disa argatëve dhe mercenarëve shqipfolës të KGB-së dhe të BIA-së (të instaluar në Kosovë dhe në Shqipëri), që moszgjidhja e problemit të Kosovës në OKB, të mos zgjidhet në 20-vjetshin dhe në 30-vjetshin e ardhshëm, kjo është një një shpesë dhe utopi e vdekur politike, sepse  bie ndesh me strategjinë politike, diplomatike dhe ushtarake të SHBA-së dhe të BE-së, të cilat kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre zyrtare, që problemi i Kosovës të zgjidhet sa më pare të jetë e mundur, jo të lihet për më vonë, as për 20 e as për 30 vjet. Ky parashikim për ngrirjen dhe shtyrjen për më vonë të zgjidhjes së konflitktit kolonial serboshqiptar, është projekt ruso-serb dhe i mercenarëve shqipfolës-argatë dhe vasalë të tyre, që së bashku me ultranacionalistët serbomëdhnej (Vuçiq, Daçiq, Sheshel, Vulin…etj.) nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale të Nikola Pashiqit dhe të Slobodan Milosheviqit (1912-1999).

Prandaj, parapëlqehet që të mos lexohet ai farë “dokumenti 13 pikësh”, sepse nuk është hartuar, as nuk është miratuar e as nuk është nënshkruar as nga Uashingtoni  e as nga Brukseli zyrtar i BE-së.

Sikur një “dokument 13 pikësh” i tillë të kishte arritur në Kosovë nga emisarët e BE-së (qoftë nga Josp BOrell, qoftë nga Miroslav Lajçak), së pari, do t’i jipej në dorë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe mëpastaj, edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e jo matrapazëve, spiunëve dhe mercenarëve pansllavë. –Po shprehem me fjalorin e kryeministrit Edi Rama, “vetëm gomerët”, do të argëtoheshin, do të  mashtroheshin dhe do t’i besonin atijfarë “plehdokumenti 13 pikësh”, që ka për qëllim për ta bllokuar, hutuar dhe izoluar Albin Kurtin në negociatat e mëtejme me presidentin Aleksandër Vuçiq në kuadrin e procesit të Brukselit.

Fundja, realpolitika dhe racionalja parimore na thëret të gjithëve, që të mos i besojmë askujt, veçse presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Këta , sipas detyrës zyrtare e kanë për detyrë që të na njohtojnë botërisht për ecurinë e zhvillimit të bisedimeve në kuadrin e Dialogut të Brukselit, jo se çfarë shpifin dhe propagandojnë matrapazët dhe mercenarët e Serbisë kolonialiste, që haptazi dhe me kreanri janë rreshtuar në anën e Serbisë pushtuese.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!