Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 Edi Rama godet tavolinën me grushta, si Hrushovi me këpucë foltoren e OKB-së !

Ju pëlqen!

-Në këtë vështrim ka vetëm një asimetri, se Hrushovi ishte kryetar i BRSS-së ( i një superfuqie botërore), kurse Edi Rama është vetëm një aleat i presidentit Aleksandër Vuçiq në “Ballkanin e Hapur”, që në thelb nuk ka as kuptim rajonal gjithëpërfshirës, sepse nuk figuron Kosova, as Bosnja e Hercegovina, as Mali i Zi etj.

*** Nuk di  pse  disa liderë politikë në Shqipëri,  pas 23 vitesh,  derdhin ” lotë krokodili” për UÇK-në?!

-Ku ishin Edi Ramët para dy dekadave, kur UÇK-ja bënte luftë  “to be or not to be” kundër Serbisë okupatore gjenocidale të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)?

-Tani, çfarëdo që të flasin për UÇK-në, nuk ia vlen barra qiranë, ikën ajo kohë e mynxyrës, e flakës, e zjarrit të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), të cilën e paguam  shumë shtrejtë me mbi “11.800” shqiptarë të masakruar dhe me mbi “1647” sish të zhdukur (që, edhe sot evidecohen sit ë pagjetur) . Me këtë “temë” do të merret vetëm historia kombëtare shqiptare, sepse politika e derisotme ka dështuar, sepse Kosovës lirinë ia solli UÇK-ja e lavdshme së bashku me Amerikën dhe me NATO-n.

 UÇK-ja s’ka nevojë për “hallakama” të Edi Ramës !

Duke qenë se qe 23 vjet ka përfunduar lufta e drejtë çlirimtare e UÇK-së kundër agresionit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Tani, ndodhemi  në kohë paqeje, UÇK-ja nuk ka nevojë për kurrfarë ndihme ushtarake  të Edi Ramëve, sepse Shqipëria e ka humbur një shans të tillë historik, që të ndërhynte ushtarakisht kundër Serbisë, të luftonte dhe të shpëtonte Kosovën shqiptare nga agresioni pushtues i Serbisë (1989-1999).

Fati që UÇK-në e mbështeti Amerika me NATO-n, se sa për Shqipërinë, sot nuk do të kishte as UÇK e as Kosovë të pavarur. Këtë të vërtetë të pamohueshme e provon historia e re e Kosovës, e cila në saje të luftës së UÇK-së, të Amerikës dhe të NATO-s, sot është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), e njohur nga 117 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Prandaj, post festum, Edi Rama nuk ka nevojë që t’ua rikujtojë shqiptarëve të Kosovës, se kush ishte UÇK-ja, le të qëndrojë aty i qetë (këmbën mbi këmbë sikurse dikur në vitet ’60 të shekullit XX, Nikita Hrushov në sesionet vjetore të OKB-së në Nju-Jork, i cili si eksponent i një superfuqie botërore-Bashkimit Sovjetik, përplasej me përfaqësuesit e shteteve të vegjël afrikane, të cilët po kërkonin më shumë të drejta për zhvillimin, për pavarësimin  dhe për prosperitetin e popujve të tyre përballë dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS). Mirëpo, kot, Hrushovi nuk i merrte seriozisht, por luante “çoke” me ta.  Edhe Hrushovi si Edi Rama, kur bëhej nervoz , heqte këpucën dhe me të godiste foltoren, duke  i kërcënuar vendet e vegjël,se nuk paraqsin asgjë relevante për botën, ngaqë janë të vegjël, dhe askush si pyet dhe si dëgjon për asgjë. Prandaj, atyre u thoshte,- Rrini aty e mos folni xhepura, se mjaft keni të drejta, dhe ne si  shtetet të mëdha,  do vendosim për  fatin e vcendeve të juaja. Vërtet, ashtu ishte atëherë, gjatë luftës së ftohtë dhe, ashtu është edhe sot, pas mbylljes së luftës së ftohtë (1900-2022).

Edi Rama arrogant si Nikitra  Hrushovi , ofendoi deputetët e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, kinse si  “patriot i madh” i Kosovës !

Në seancat plenare të Parlamentit të Shqipërisë, më 21 dhe 22 korrik 2022, lidhur me debatin e zhvilluar për hedhjen poshtë të Raportit të Dick Martit,i cili pati gënjyer Parlamentin Evropian dhe OKB-në, se gjoja Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së kishin tregtuar me organet e viktiae të serbëve në luftën në Kosovë,  kryeministri Edi Rama u përplas me deputetin e PD-së, Sali Berisha dhe me deputet e tjerë të kësaj partie,  duke u munduar që t’i bindte deputetët e Parlamentit se kush ishte UÇK-ja dhe, kush ishte Hashim Thaçi. Ky narrativ retorik ishte plotësisht i panevojshëm, sepse flitej për diçka që kishte ndodhur para 23 vitesh (1999).

Këtë të vërtetë populli i Kosovës e di 1000% më mirë se Edi Rama, miku i Vuçiqit.

Prandaj, nuk kishte fare nevojë për galvanizimin e përplasjes  mes deputetëve dhe kryeministrit Rama, i cili me arrogancën dhe me vulgarizmat e tij përçmuese dhe ofenduese, i lodhi deputetët, duke u shërbyer me retorikën demagogjike dhe oportuniste akrobatike , kinse po i “dhimbej shumë” Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së në burgun hetues të Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, që ka filluar para një viti.

– Po, po, “i dhemb shumë”, si “bora e parvjetme” !  – Natyrisht, Hashim Thaçi u “dhimbset”, sepse  kryeministrit Rama dhe presidentit serb Vuçiq ua ka prishur “projektin për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Për këtë arsye Ramës  i “dhimbset “ Hashim Thaçi, jo për asgjë tjetër! Me burgosjen e Hashimit, Rama dhe Vuçiqi kanë ngelur “me gishta në gojë” pa akrodimin e Çmimit Nobel për Paqe! Kjo më së shumëti i “djegë” , kryeministrit Rama, jo fare Hashim Thaçi në burgun e Gjykatës Speciale në Hagë. –Palla s’i ha Ramës për Hashimin, as për Kadriun, as për Rexhepin, as për Nasimin e as për Gucatin. Me humbjen politike të Hashimit, dhe të lidhjes së “Anshlusit” me mikun Aleksandar  Vuçiq për “Ballkanin e Hapur” ( pa Kosovën),  veç Çmimit Nobel për Paqe, kryeministri Rama ka humbur çdo gjasë, që të realizojë edhe ëndrrën   politike jetësore, që një ditë të “afërt” të “bëhej” edhe  “babai i kombit shqiptar” në Ballkan, ashtu sikurse Nexhmedin Spahiu, “babai” i “kombit kosovar” !

 Mirëpo, kot  “vajton” Edi Rama, se me humbjen politike të Hashim Thaçit dhe të hyrjes në të njëjtin thes-Ballkanin e Hapur me presidentin Vuçiq përfundimisht ka humbur të dy shansat, edhe Çmimin Nobel, edhe  shpalljen  si “babai i kombit shqiptar”.  – Është për të ardhur keq, por askush nuk u ka borxh për këto “manovra tradhtie” për copëtimin territorial të Kosovës, sepse keni rënë viktimë e instruksioneve të  kanonierave të huaja diplomatike serbo-ruso-franceze për t’i ndryshuar kufijtë e Kosovës. Mirëpo, fati e deshi që këtë projekt të rrezikshm e parandaluan qeveria e Ramush Haradinajt, Gjermania dhe Amerika.

Karta historike e UÇK-së

Tash, pas dy dekadash, Edi Ramëve  vonë u ka “dalë gjumi” për t’u rreshtuar në anën e së vërtetës historike të UÇK-së, mbase tanimë kanë kaluar jo më pak se 23 vjet nga përfundimi i misionit historik e kombëtar për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, pa ndihmën ushtarake të shtetit shqiptar.

Duke qenëse UÇK-ja si  aleat dhe partner i SHBA-së , që nga ditët e luftës (24 mars – 12 qershor 1999), është e mbrojtur nga Amerika dhe nga NATO-ja në kuadrin e sistemit dhe të sigurisë së mbrotjes së pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Vërtet, para 23-vitesh UÇK-ja pati nevojë të domosdoshme, që  të fuzionohej përbrenda Ushtrisë Kombëtare të Shqipërisë, që bashkërisht të viheshin nën një komandë unike të armatës shqiptare për ta luftuar Serbinë agresore dhe gjenocidale në Kosovë (1989-1999).

Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak se politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare, ishte e përqëndruar në ruajtjen e ekuilibirit të marrëdhënieve ndërshtetërore me Serbinë pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1989-1988).

Mos u zini për UÇK-në, jeni në vonesën 23-vjeçare !

*** UÇK-në (jam dëshmitar) e ka ndihmuar populli, Amerika dhe NATO-ja, JO, as Ibrahim Rugova( i cili shkeli Nenin 108 të Kushtetutës së Kaçanikut, shtator 1990, duke refuzuar që të dilte në ballë të UÇK-së si komandant i Përgjithshëm i saj)), as  Sali Berisha, as Fatos Nano, as Pandeli Majko, as Ilir Meta e as Edi Rama. Në këtë kontekst, këta, të të gjithë janë të dështuar politikë, sepse nuk e ndihmuan ushtarakisht, as politikisht e as diplomatikisht Ushtrinë ÇLirimtare të Kosovës në luftën e drejtë çlirimtare dhe antikoloniale kundër Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Kjo është e vërteta historike e UÇK-së, ndryshe sikur politika zyrtar e Tiranës, ta kishte ndihmuar ushtarakisht UÇK-në, logjikisht dhe normalisht nuk do të kishim pasur njësite guerile nga Kosova në Shqipëri, të cilat grumbullonin armë, duke blerë nga kontrbandistët, që kishin plaçkitur kazermat ushtarake të Shqipërisë (1997), por vepronin në ilegalitet, sepse ndiqeshin , dënoheshin dhe gjobiteshin nga organet policore dhe të sigurimit të shtetit.

Pse Edi Rama po i jep zjarr aq të madh figurës së Hashim Thaçit?


*** Post festum (në politikë) nuk ia vlen, nesër gjithmonë  je në vonesë (në politikë nuk ka riprovim për afatin e vjeshtës).

-UÇK-ja duhej të ndihmohej nga  Shqipëria, gjatë viteve 1996,1997,1998, 1999, kur atje grumbullonte armë dhe arsenal ushtarak të blerë nga kontrabanduesit e armëve, që i kishin vjedhur në kazermat e thyera nga rebelët e “revolucionit të vonuar demokratik” të Fatos Nanos, të Bashkim Finos dhe të Pandeli Majkos, që përmes  “sinjalve të gjelbra” , të marra nga Beogradi dhe nga Athina për ta djegur dhe për ta copëtuar Shqipërinë. Mirëpo, fal Amerikës dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë,  u mposhtën të ashtuquajturat “forca revolucionare” filoserbe dhe filogreke, që në emër të piramidave mashtruese të kryeministrit Aleksandër Meksi, kishin vendosur të digjnin Shqipërinë shkrum e hi sipas “projektit “ gjeopolitik dhe gjeostrategjik të aksit Beograd-Athinë.

Përplasja në Seancën e Parlementit të Shqipërisë për UÇK-në dhe për Hashim Thaçin

Edhe unë  e ndoqa debatin në Seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 21 e 22 korrik, ku socialistët dhe demokratët u përplasën lidhur me krerët e UÇK-së në burgun hetues të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati).

Në këtë seancë ishte  agresiv dhe furioz kryeministri Edi Rama, i cili u përplas me Sali Berishën (deputet  dhe kryetar i Partisë Demokratike) për meritat, për  rolin dhe për  rëndësinë e Hashim Thaçit si formues i UÇK-së dhe i Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

 Gjykata Speciale nuk mund ta zhvelërsojë luftën çlirimtare dhe antikoloniale të UÇK-së, pavarësusht nga vendimet saj ndaj krerëve të UÇK-së

Argumentet:

1) Derisa Konferenca e Rambujesë (6 -23 shkurt 1999) e ka legalizuar dhe mbështetur UÇK-në, kjo nuk mund të cilësohet  si “organizatë terroriste”, pavarësisht nga paranoja politike dhe juridike e Serbisë së djeshme dhe të sotme (1990-2022), që me të gjitha mjetet propagandistike, politike dhe diplomatike po lufton që,  ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për ta dënuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

2) Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare (22 korrik 2010) ka miratuar opionin e vlefshëm juridik të saj se, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Edhe ky Opinion këshillues i GJND-së, është në anën e UÇK-së, e cila si faktor ushtarak (palë  ndërluftuese sipas së drejtës së luftës) së bashku me forcat e rezistencës së përgjithshme popullore ka luftuar forcat pushtuese dhe gjenocidale të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit në Kosovë.

Ndryshe, sikur UÇK-ja të kishte qenë “terroriste” (ashtu siç e akuzojnë gjyqet politike, policore dhe ushtarake të Serbisë), mirëfilli GJND-ja nuk do të jepte kurrfarë opinioni pozitiv vlerësues , se lufta e saj ishte në frymën e pariemeve të së drejtës ndërkombëtare.

3) Para së gjithash, sikur UÇK-ja të kishte qenë “organizatë terroriste” siç e akuzojnë ultranacionalistët fashistë serbomëdhenj, këtë nuk do ta kishte njohur një superfuqi botërore-AMERIKA  e as NATO-ja.

4) Po ashtu, sikur UÇK-ja të kishte qenë “terroriste”, këtë nuk do ta njihte  as BE-ja.

5) Gjithashtu, po qe se UÇK-ja do të kishte qenë “terroriste”, këtë do ta dënonte OKB-ja, pa asnjë dielmë.

Thjesht, ipso facto po të ishte ndëshkuar UÇK-ja si “organizatë terroriste”, sot,  Kosova nuk do të kishte qenë shtet i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008 ).

Sa i përket kontributit, sakrificave dhe meritave të luftës së UÇK-së për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës,  askush këto vlera nuk mund t’ia atribuojë askujt nga liderët politikë (1989-2022) qoftë në Prishtinë apo në Tiranë, mbase UÇK-ja, gjatë luftës heroike të saj nuk kishte mbështetje as nga politika zyrtare e Tiranës as nga politika defetiste nënshtruese e Ibrahim Rugovës në Prishtinë, i cili në atë kohë, kur më 28 Nëntor 1997, UÇK-ja doli publikisht në skenën politike, diplomatike  dhe ushtarake në Likofc të Drenicës, kur Rexhep Selimi ( i cili sot po mbahet në gjykatën Speciale në Hagë) e pati apeluar kryetarin e LDK-së, Rugova, që të dilte në krye të UÇK-së së lavdiishme si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të luftës , sipas Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990. Mirëpo, Rugova nuk iu përgjegj Apelit të Rexhep Selimit dhe të Daut Haradinajt, të bërë nga Likofci heroik. Mirëpo, me këtë rast Rugova pati shkelur Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990), pikërisht Nenin 108 të saj,  duke mos pranuar, që të dilte në ballë të saj si Komandant i Përgjithshëm  për ta luftuar Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.