Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Albin Kurti vajti në Berlin për t’u takuar me Vuçiqin, jo në “dyluftim” me të !!!

Ju pëlqen!

*** Çfarë “diagnozash analitike” , pa asnjë përmbajtje dhe peshe politike, si kjo, p.sh.: “Albini në darkë me Vuçiqin, gjoja e theu besën e premtuar, se kurrë nuk do takohej me të….”

-Po, edhe sikur të doje, Albini nuk do të mund t’i shmangej darkës me Vuçiqin dhe me Lajçkan në Berlin, sepse refuzimi i tij automatikisht do të minonte protokollin e takimit. Këtë gabim, deshi Zoti nuk e bëri Albini, sepse do ta hidhëronte kancelarin Olaf Shol si organizator i këtij takimi. Së këndejemi, refuzimi i takimit me Vuçiqin, do të vinte në pikëpyetje të gjitha përpjekjet e politikës dhe të diplomacisë së Gjrmanisë, që Kosova të njihej nga Beogradi zyrtar si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe të përfshihet në strukturat evroatlantike (BE, NATO).

Çfarë diletantizmi, po në poliitkë, s’është me rëndësi se çfarë ke thënë dje, por çfarë po thua soti në praninë e faktorëve relevantë të BE-së për të vazhduar Dialogun e Brukselit, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë dhe të Kosovës.

Tankimi i Kurtit me Vuçiqin në Berlin, është meritë e kancelarit gjerman Olaf Sholc

Gëzon fakti që kancelari i Gjrmanisë, Olaf Sholc organizoi takimin e përbashkët të Aleksandër Vuçiqit(presient aktual i Serbisë) dhe të Albin Kurtit (kryeministër i Kosovës), se angazhimi kaq i madh dhe serioz i Gjermanisë, që me sukses të përmbyllet Dialogu i Brukselit (2011-2022), jep për të shpresuar se Beogradi do të jetë i detyruar, që në fund të dialogimit me palën shqiptare, ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës.

Kyeministri Albin Kurti vete në Berlin me kërkesën e kancelarit gjerman Olaf Aholc për t’u takuar dhe biseduar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, jo për të “luftuar” me të. Pavarësisht se çfarë Albin Kurti ka deklaruar viteve të mëparshme se “nuk do të takohet me Vuçiqin”, ajo nuk ka kurrfarë peshe dhe rëndësie politike dhe diplomatike për bisedimet në takimin e Berlinit, më 4 maj 2022, e as në takimet në vijim në kuadrin e Dialogut të Brukselit

Prandaj nuk ekziston asnjë arsye që të kritikohet kryeministri Albin Kurti, pse u takua dhe bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandë Vuçiq në Berlin, më 4 maj 2022, të cilin e thirri kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc, i cili ka merion kryesore, që i bashkoi Kurtin me Vuçiqin dhe, bisedoi me ta për përshpejtimin e zgjidhjes së problemeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës.

-JO pse Albin Kurti u takua dhe, pse darkoi me Aleksandër Vuçiqin dhe me Lajçakun, kjo nuk mund të kritikohet, sepse përgjigjja pozitive për të marrë pjesë në këtë takim nga ana e të dy palëve negociuese, justifikon takimin e kryeminsitrit Albin Kurti dhe të presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Këtë nuk e kuptojnë vetëm ata, që ditë e natë, në forma të ndryshme lut1ën “Zo bane llugë”, që t’u ecën “kungulli mbi ujë” sikurse këtu e 30 vjet më parë(1990-2022).

Albin Kurti mund të lavëdrohet ose të kritikohet, vetëm pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Aleksandër Vuçiqin, jo për shkak të takimit zyrtar me të në Berlin !

Disa, që janë mësuar nëpër dreka e darka qe më se dy dekada, menjëherë e vunë në thumb të kritikës së tyre naïve, edhe darkën e përbashkët Lajçak, Kurti, Vuçiq në Berlin nën potronatin e kancelarit Olaf Sholc.

Në lidhje me këtë darkë joformale , ja se ç’thotë kryeministri Albin Kurti :“Ne nuk jemi në parim kundër dialogut, por nuk duam dialog pa parime. Një nga parimet është barazia e palëve. Në atë darkë, nuk kemi pasur gjellëra të ndryshme. Ka qenë barazia e palëve dhe e kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit mes kryenegociatorëve”.

Pavarësisht se si e interpretojnë mediat e ndryshme pro dhe kundër tij, takimin e Berlinit, të dyja palët negciuese, duhet kuptuar seriozisht qëllimin qëllimin e tij politik e diplomatic, që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të mirë të Gjermanisë së kancelarit Olaf Sholc, që Beogradi dhe Prishtina t’I harmonizojnë qëndrimet dhe propozimet e tyre për të arritur një kompromis të drejtë politik, që pa dyshim do të çonte në njohjen reciproke të Serbisë dhe të Kosovës si dy shtete të barabarta, të pavarura dhe sovrane fqinjësore dhe paqësore në Ballkan.

Vërtet, nëse në kuadrin e Dialogut të Brukselit, arrihet marrëveshja historike e njohjes reciproke e Serbisë dhe e Kosovës, atëherë, BE-ja, do të duhej që kryeministrin Albin Kusrti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq t’i propozonin për Çmimin Nobël për paqe, si meritë e tyre e drejtpërdrejtë.

Përfundimi i një marrëveshjeje të tillë gjithëpërfshirëse, pa dyshim se do të krijonte premisat dhe kushtet reale të koekzistencës aktive paqësore , jo vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, por edhe për të gjitha shtetet në rajonin balkanik. KJo është e domosdoshme edhe për ekulibrimin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndryshe (pa vendosjen dhe zbatimin e koekzistencës aktive paqësore),, do të jetë i pamundur parandalimi i shpërthimit të konflikteve dhe të luftërave hegjemoniste, gjeopolitike dhe imperialiste, sikurse kjo e Rusisë së Putinit në Ukrainë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.