Një profesor nga Elbasani është lënë në arrest me burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai i kërkoi favore seksuale një studenteje në Elbasan në këmbim të notave.

Rasti u denoncua me anë të një videoje të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa ai u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” u distancua nga ngjarja.

Në fillim çështja ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Krimeve të Rënda. Profesori akuzohet për Ushtrim i ndikimit të paligjshëm korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. /Gazeta Koha/

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!