Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë bërë grafite në disa pjesë të qytetit të Lipjanit për të kundërshtuar dhunën ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat.

Kjo organizatë njofton se këto mesazhe bëjnë të ditura ato që përjetojnë gratë në hapësirat ku jetojnë e qëndrojnë.

“Mesazhet e lëna bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që gratë janë të revoltuara dhe të vendosura që ta luftojnë sistemin dhe shtypjen e tyre të vazhdueshme”, thuhet në njoftim.

Ju pëlqen!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.