Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: Partinë Demokratike e ka shkatërruar Lulzim Basha, Jo Amerika e as Sali Berisha

*** Lulzim Basham mund të jetë, edhe “100 vjet” në ballë të PD-së, por ai nuk mund të fitojë asnjë zgjedhje me PD-në,ashtu sikurse që ndodhi qe 8 vjet, sepse është “antitrup” politik, nuk merr vesh ai në politikë fare, edhe pse është djalë simpatik dhe i pashëm, por koha 8-vjeçare në “ler” ( pa asnjë rezultat konkret) e dëshmoi se, politika nuk e do atë, ngase  Politika është ndryshe nga “stili i përkthimit” dhe, madje ndryshe nga fizika atomike e Alber Einsteinit, cili, në një rast, pati deklrauar se “Politika është shumë më e vështirë sesa fizika” !

Ju pëlqen!

PD-në e ka shkatërruar dhe e ka turpëruar vetë Lulzim Basha, jo Sali Berisha !

Shikuar në prizmin e realizmit politik të teorive të marrëdhënieve politike ndërkombëtare,  Hans Morgenthau,  Lulzim Basha e pati shkatërruar Partinë Demokratike, qysh para tetë vitesh, kur ai doli në ballë të saj më 2013 (me fajin direkt të Sali Berishës, i cili, pa asnjë meritë e vuri në krye të PD-së). Mirëpo, gjatë 8 vite dëshmitesh politike të njëpasnjëshme, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk patën kërkuar që ai si kryelider i pamerituar  të përjashtohej nga Partia Demokratike. Kjo tolerancë apolitike ishte fatale për demokratët dhe për demokracinë në Shqipëri, sepse Lulzim Basha fundosi kontributin disavjeçar dhe vlerat e krijuara të PD-së.

Ndërkaq, vendimi arbitrar i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së në parlamentin e Shqipërisë, nuk ka të bëjë fare me dështimet dhe me kapitullim 8-vjeçar të PD-së me Lulzim Bashën në krye. Pra, rastin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, nuk duhet ngatërruar me falimentimin  politik  8-vjeçar  të PD-së, të drejtuar nga Lulzim Basha. Këto janë dy gjëra  të ndryshme, që imponojnë interpretim të ndryshëm, sepse nuk mund të vihen në një konkluzion simetrik të matematikës politike.

Politika e Lulzim Bashës nuk dështoi me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ( shtator 2021), por ajo ka dështuar qysh para 8 vitesh, kur ai mori “frenat” e drejtimit të saj (2013-2021). Basha me PD-në ishte i falimentuar qysh para tetë vitesh, mirëpo, fatkeqësisht, askush nga bashkëpartiakët e tij nuk e qortuan dhe, asnjëherë nuk kërkuan kurrfarë llogarie për dëstimet fatale të Partisë Demokratike !?

Për shkak të faktit se për tetë vite në ballë të Partisë Demkratike nuk  dëshmoi se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Pra, PD-ja ka dështuar  atë ditë, kur autokrati Basha ka spastruar e anëtarët më të dalluar-themelues të saj ! Ky ishte fundi i Partisë Demkratike të Shqipërisë.

 

*** Jozefina Topalli : “Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! “ (Nxirreni nga zyra! Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demokratike! Nga Jozefina Topalli)

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.