Për nder të 90-vjetorit të çokollatës së famshme, udhëheqësit e fabrikës që prodhon “Snickers” vendosën të prodhojnë një çokollatë që peshon 2132 kilogramë. Raportohet se për prodhimin e kësaj çokollate u angazhuan më shumë se 600 punëtorë. Ajo përmban gati 1600 kilogramë çokollatë, aq sa 41 mijë çokollata të madhësisë së zakonshme.

Kompania “Mars Wrigley” e prodhoi këtë çokollatë si përpjekje për t’u futur në librin e rekordeve “Guiness”. Megjithatë, organizatorët duhet të presin derisa çokollata të konsumohet para se të njihet si çokollata më e madhe me kikirikë. Njerëzit mund të mendojnë se kompania do të ndalet me kaq, por kjo nuk është e saktë. Prodhuesi tha se kjo çokollatë është vetëm një version i vogël i një çokollate edhe më të madhe, të cilën kanë planifikuar ta prodhojnë në të ardhmen, shkruan “Fox News”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!