Kosova deri para një viti dominohej nga produktet serbe. Por, pas vendosjes së taksës 100%, tanimë ato janë fare pak prezente në marketet kosovare

Megjithatë është një treg tjetër shqiptar, që serbët kanë filluar ta marrin. Produktet serbe gjithnjë e më shumë po shtohen në tregun shqiptar.

Edhe pse me kosto shtesë, si transporti dhe dogana, këto produkte konkurrojnë në çmim produktet shqiptare, madje shpesh herë janë dhe më të lira.

Ju pëlqen!

Mjafton të bësh një vëzhgim në marketet tona dhe ajo që të bie në sy është fakti se produkte me orgjinë serbe nuk mungojnë, madje shërbehen me kosto më të ulët se produktet shqiptare. Kjo vihet re tek produktet e qumështit.

Por, qumështi nuk është produkti i vetëm që vjen më lirë nga eksporti, sesa produktet vendase. Edhe këto kuti 1 litërshe me lëngje fruta kanë diferencë çmimesh. Produkti shqiptar kushton 10 lekë më shtrenjtë se ai serb. Si ky rast, janë me dhjetëra. Edhe pse u shtohet transporti dhe dogana, e kosto shtesë, produktet serbe, vijnë në tregun shqiptar me çmim më të lirë se produktet vendase.

Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, shpjegon më mirë fenomenin.

“Në përgjithësi produktet e huaja, natyrisht vijnë më lirë dhe më lehtë në tregun shqiptar për një arsye; qeveritë përkatëse e kanë parasysh se çfarë duhet të bëjnë brenda vendit, brenda sistemit të tyre qoftë fiskal dhe qoftë procedural në lidhje me aksesin, që duhet të kenë në tregjet e tjera produktet e tyre”- u shpreh z. Shkodra.

Shkodra tregon se në Serbi, fermeri e ka më të lehtë për të aksesuar në tregun e huaj se sa në Shqipëri.

“Shteti serb ka një politikë dhe një qasje totalit ndryshe nga ajo që kemi ne. Që do të thotë, fillojmë që nga mënyra se si trajtohet blegtoria atje, mënyra si trajtohet bujqësia, procedurat që ata ndjekin ato për të arritur për të shikuar lënda e parë direkt në fabrikën e procesin, dhe si proceset dhe me çafër posedohet”-theksoi ai.

Tregtarët nga ana tjetër tregojnë se produktet serbe janë shtuar masivisht së fundmi, ndërsa çmimet janë pak a shumë të njëjta.

“Janë shtuar, çmimet janë pak a shumë të njëjta, për të mos thënë që vijnë më lirë”, tha një tregtar.

“Kohët e fundit janë shtuar shumë”, u shpreh një tjetër tregtar.

Prodhuesit shqiptarë janë ndeshur kohët e fundit me mungesë tregu, ndërsa nuk kanë munguar dhe protestat e fermerëve. Sekretari Shkodra propozon dhe zgjidhjen e tij për situatën e prodhuesve.

“Politikat e qarta industriale, një qasje tjetër fiskale për taksat bën që prodhuesit të shkojnë në tregjet e tjera më lehtë”-tha ai.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.