Kur Apple prezantoi platformën A14 premton 40% më shumë performancë procesori dhe 30% më fuqi grafike krahasuar me seritë A12. Po bëhet fjalë për një krahasim me performancën e një çip 2 vjeçar dhe jo të vitit të kaluar që është Apple A13.
Procesori i iPhone 12 është një përmirësim modest në performancë krahas me vitin e kaluar
Lajmi më i rëndësishëm i javës ishte debutimi i serive iPhone 12. Apple zakonisht nuk zbulon informacione si memoria RAM apo kapaciteti i baterisë dhe duhet të presim për testimet e para të performancës për të kuptuar vlerat reale.

Gjithashtu këto testime tregojnë performancën maksimale të çipeve të reja. Geekbench është një plarformë ku testohet performanca e smartfonëve dhe tregon sesa memorie RAM kanë apo çfarë është i aftë të bëjë procesori i një telefoni.

Kur Apple prezantoi platformën A14 premton 40% më shumë performancë procesori dhe 30% më fuqi grafike krahasuar me seritë A12. Po bëhet fjalë për një krahasim me performancën e një çip 2 vjeçar dhe jo të vitit të kaluar që është Apple A13.

Lexo po ashtu:  Microsoft rregullon një prej problemeve më të mëdha të Chrome
Ju pëlqen!

Krahasuar me këtë të fundit Apple ka bërë vetëm hapa modestë në performancën. Një listim i iPhone 12 në Geekbench tregon se smartfoni i pajisur me 4GB RAM ka një rezultat prej 1,588 pikësh për një bërthamë dhe 3,677 pikë për të gjitha bërthamat.

iPhone 12 Pro me 6GB RAM shënon 1,590 pikë me një bërthamë hde 3,881 pikë me të gjitha bërthamat. Në tërësi rezultat varionin nga 3,800 deri në 4,000 pikë për gjithë linjën e re të iPhone.

Por procesori i vitit të kaluar A13 nuk është larg. Apple ka përmirësuar performancën me më pak se 20% për një bërthamë dhe 8% në tërësi. A14 është fokusuar kryesisht në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë duke qenë se 5G do të marrë një pjesë të konsiderueshme të saj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!