Mediet spanjolle shkruajnë se trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Eden Hazard dhe Sergio Ramos në periudhën e ardhshme për shkak të lëndimeve.
Belgu duhej të kthehej në fushë këto ditë, por pushimi i tij u zgjat deri në fund të nëntorit.Ndërsa kapiteni i Los Blancos u dëmtua në gju në ndeshjen me Cadiz dhe nuk do të luajë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net. “Ramosnuk mund të stërvitet normalisht dhe për këtë arsye ne nuk duam të rrezikojmë”, konfirmoiZidane.Lojtari i ekipit kombëtar spanjoll nuk është i sigurt për El Clasico, që është në program të shtunën në 16:00 në “Camp Nou”.

Lexo po ashtu:  Tahir Sylaj gjithnjë e më shumë po dëshmohet në Hamburg
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!