Me rastin e festës së 28 dhe 29 nëntorit, në Komunën e Prizrenit është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por ajo çfarë vihet re është se figura e heroit tonë kombëtar na shfaqet ndryshe nga çjemi mësuar që ta shohim dhe më kryesorja është pa kalin e tij.

Përveç figurës së Skënderbeut, rëndësi duhet t’i jepet edhe figurës së kalit sepse kali përdoret si simbol që ka shoqëruar heroin. Barleti e thekson se kali qe i një race të zgjedhur dhe pas vdekjes së Skënderbeut nuk pranoi t’i hipte tjetër njeri. Në përurimin e shtatores ka qenë edhe kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili ka deklaruar se tanimë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve.

“Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit sot është bërë përurimi i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës në bashkëpunim me shoqatën “Trojet e Arbërit”. Me këtë rast kryetari Haskuka theksoi se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu sot iu bashkua Prizrenit, kryeqytetit historik e shpirtëror të shqiptarëve.

Ju pëlqen!

Për nder të kësaj feste, kryetari Haskuka së bashku me drejtorët komunalë po ashtu bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërkaq gjatë ditës u realizuan edhe aktivitete të ndryshme të mbështetura nga Komuna e Prizrenit”, thuhet në postimin e komunës së prizrenit.

Ndërkaq kujtojmë monumenti i Skënderbeut në Prishtinë është kopje e atij në Krujë, i ulur në kalë, derisa kali ngritë këmbën e djathtë, po ashtu edhe Skënderbeu me dorën e djathtë mban shpatën, kokën e ka të kthyer kah armiku ngaqë përballet me një ushtri shumë më të madhe. Ky bust i ri në Prizren duket ndryshe nga këto të parët.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.