Një Salto Mortale e Institucioneve!

Privimi i Albin Kurtit nga e drejta e kandidimit në zgjedhje është Salto Mortale për Institucionet e Kosovës, jo për Albin Kurtin.

Privimi nga e drejta e Tij, e rritë Albinin, ka efekt të kundërt për Mafinë politike, më vjen keq!

Ju pëlqen!

Ky privim i mundshëm tregon se që të gjitha Institucionet e vendit, pa përjashtim, qe 20-të vite janë në shërbim të mafisë politike dhe të nëntokës politike, që edhe i ka krijuar ato!

Këto Institucione kanë lejuar dhe po lejojnë kandidimin e atyre që kanë mbajtur burg për krime lufte dhe për vrasje;

A mund të jetë vrasësi ish-vrasës?

A mund të jetë krimineli ish- kriminel?

Janë disa ‘profesione’ të përjetshme:

Një herë kriminel-përherë kriminel!

Këto Institucione kanë lejuar që komunat të udhëhiqen nga burgu, e burgjet kanë shërbyer edhe si ‘shpija publike e sii diskoteka’!

Të privohet Albin Kurti kaq ashiqare dhe kaq padrejtësisht nga e drejta e kandidimit për shkak se ka protestuar kundër ‘Kumbarave të Krimit’, është e tmerrshme, por e përballueshme!

Që rritet Albini nga padrejtësitë, qe një fakt:

Nëse komplikohet situata (mo’ Zot), dhe prania ime është e domosdoshme, e sakrifikoj lirinë time dhe hipi në skenë.

P.S. Tregojini me nga një zemër, Mafisë Politike se sa kallaballëk Jemi!

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.