Nesër pritet të transmetohet sezoni i katërt i serialit të famshëm ‘La Casa de Papel’ në Netflix. Gjithsej do të jenë 8 episode dhe që të gjitha do të publikohen menjëherë.

See the source image

 

Ju pëlqen!

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e La Casa de Papel janë bërë të ditur edhe titujt e 8 episodeve. Episodi i parë që do të hapi këtë sezon të katër titullohet ‘Loja mbaroi’.

Tri sezonet e para kanë qenë mjaft të suksesshme dhe të pëlqyer për publikun, me aktorët që mbajnë emrat e kryeqyteteve.

Në Kosovë adhuruesit e këtij seriali do të mund ta shohin atë në Netflix, pra këtë të premte, më 3 prill, nga ora 09:00.

Lexo po ashtu:  Polemikat shuajnë zërin e Apus në “The Simpsons”
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!