Numri i testimeve për Covid-19 ka qenë një diskutim që është bërë në vendin tonë, duke pasur edhe parasysh rekomandimet e Organiztës Botërore të Shëndetësisë që ka kërkuar të testohen sa më shumë njerëz.

Nga data 8 shkurt deri më 22 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 577 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 duke rezultuar me 33 persona pozitivë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë testuar 811 raste deri më 22 mars 2020, duke rezultuar edhe me 89 pozitivë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mirëpo, ministri i Shëndetësie, Arben Vitia, gjatë një konference të mbajtur javën e kaluar paralajmëroi se më shumë teste do të bëhen në vendin tonë.

Ai po ashtu tha se janë porositur me urgjencë edhe 7000 teste të tjera të cilat janë planifikuar të vijnë në fillim të kësaj jave.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!