Më shumë se gjysma e prindërve të fëmijëve të vegjël nuk e shfrytëzojnë “kontrollin prindëror” në internet. Kjo është ajo që thotë autoriteti norvegjez i medias, shkruan MekuliPress. 16 përqind e prindërve norvegjezë nuk e dinë se si funksionon kontrrolli prindërorë në internet.

Kontrolli prindëror është mundësia ose kufizimi që mund të rregullohet në celularët, kompjuterët dhe tabletët. Ky filtrim mbronë fëmijët nga përmbajtja e dëmshme ose e padëshiruar.

Mundësia për kufizime në internet përdoret më shpesh për fëmijët pak më të rritur. Më së shpeshti përdoret kur fëmijët janë katër deri në pesë vjeç. Ky rezultat vjen nga një sondazh i kryer nga Autoriteti Norvegjez i Medias, shkruan MekuliPress.

Ju pëlqen!

Gjysma e fëmijëve, një deri në pesë vjeç, kanë tableta që edhe i përdorin vazhdimisht. Një nga tre fëmijë ka pasur kyqje në internet që kur ishin vetëm një vjeç.

– Qasja e hershme dixhitale u kërkon prindërve kërkesa të mëdha. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë lloj përmbajtjeje duhet të shohin fëmijët, citon MekuliPress, Mari Velsand, drejtoreshën e Autoritetit norvegjez të mediave.

Një këshilltar i ri do të ndihmojë prindërit e të vegjëlve. Ky do të ndihmon në vendosjen e kufijve dhe do të bisedoj me fëmijët për përdorimin e internetit. Udhëzuesi i referohet, ndër të tjera, Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ata rekomandojnë që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos përdorin aspak internetin.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.