Dua Lipa është kthyer në një fenomen të vërtetë në Britaninë e Madhe, jo vetëm në renditjet muzikore, por edhe një fakt shumë interesant që ndoshta zor se do ta mendonim këtu e 20 vite më parë bie fjala. Besojeni ose jo, por prindërit anglezë po preferojnë gjithmonë e më shumë t’i vendosin emrin e saj fëmijëve vajza.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017, kur këngëtarja sapo kishte filluar të njihej në Mbretërinë e Bashkuar. Emrat Oliver dhe Olivia mbeten të preferuarit për britanikët, ndonëse kanë pësuar rënie në përdorim krahasuar me vitet e mëparshme.

Alexa është emri që po përdoret më pak nga anglezët. Ky emër ka pësuar një rënie të madhe që nga prezantimi i Amazon: nga 332 në 2016, në 39 në 2019. Tani presim që me sukseset e Duas të rritet edhe numri i bebeve me këtë emër, dhe me ç’po shohim, shanset janë të shumta.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.