Të grindurit përpara fëmijëve rëndon rëndë psikikën e tyre. Një zënkë e prindërve mund të rrënjoset në memorien e tyre për vite me radhë. Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demostrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë. Fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin.
Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijët, është shumë e lartë, pasi ata mendojnë se është faji i tyre, që prindërit grinden. (Shkencëtarët shpjegojnë, se kështu funksionon psikika e fëmijës. Ai është i parritur dhe proceset psiqike nuk realizohen të plota. Ne moshen e fëmijerisë, janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji).


Prinder! Merruni seriozisht me fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë frikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demostrojnë gjë. E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Kështu, flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për t’i qetësuar. Tregojini thjeshtë, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç u ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë. Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe, që nuk kuptojnë gjë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!